Temperaturat e ulëta rrisin rrezikun për pacientët me sëmundje të zemrës - Business Magazine Albania

Temperaturat e ulëta rrisin rrezikun për pacientët me sëmundje të zemrës

Temperaturat e ulëta rrisin rrezikun për pacientët me sëmundje të zemrës

Reshjet e dendura të shiut dhe temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë kanë sjellë probleme të shtuara për pacientët me sëmundje të zemrës.

Për këtë arsye, mjekët u bëjnë apel qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë këtyre ditëve të ftohta dhe kur është e mundur, të shmangin daljet e panevojshme jashtë.

Lexo edhe: Brenda një kompanie që shet luks në Shqipëri! Think Big me Capital Point – Forbes Global Properties

Mjeku kardiolog, dr. Ermir Tafaj, thekson se temperaturat e ulëta rrisin ngarkesën mbi zemër dhe mund të përkeqësojnë sëmundjet kardiake.

“Pacientët që kanë probleme me enët e zemrës duhet të jenë më të kujdesshëm në mëmyrë të rregullta. Kështu duhet të marrin mjekimin rregullisht dhe të vishen trashë. I ftohti mund të shfaq  edhe dhimbjet e gjoksit, një dhimbje që mund të përhapet deri pas shpatullave- këto janë një këmbanë alarmim për të shkuar sa më shpejt te mjeku. Mund të shfaqet edhe infarkti akut i miokardit. Sa më shpejt të shkojmë më urgjencë aq më i shpejt do të jetë përfitimi që merr muskuli i zemrës”, tha dr.Ermir Tafaj.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të ndjekin këshillat e specialistëve për të mbrojtur shëndetin kardiovaskular gjatë kësaj periudhe të ftohtë.

NB

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0