Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë në Shqipëri rikthehet në 28-30 Prill - Business Magazine Albania

Panairi Ndërkombëtar i Bujqësisë në Shqipëri rikthehet në 28-30 Prill

28-04-2026 Join

Agriculture Days 2026 është panairi më i rëndësishëm ndërkombëtar i bujqësisë në Shqipëri. Duke u rikthyer në Lushnjë për edicionin jubilar, ky event i rëndësishëm mbështetet çdo vit nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Përgjatë tre ditëve, Agriculture Days 2026 bashkon profesionistë të sektorit, prodhues, furnitorë, studiues dhe vendimmarrës për të ndarë njohuri, për të nxitur inovacionin dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme. Pavarësisht nëse jeni fermer, sipërmarrës apo studiues, ky është vendi ku rriten mundësitë në bujqësi dhe lindin bashkëpunime të reja.

Bëhuni pjesë dhe ekspozoni në eventin më të rëndësishëm bujqësor në rajon.

Panairi përfshin pesë kategori kryesore ekspozuesish:

1. Bimësi & Blegtori
Produkte bujqësore, fara, plehra dhe zgjidhje për blegtorinë.

2. Makineri & Teknologji
Pajisje bujqësore, mjete për bujqësi inteligjente dhe teknologji inovative.

3. Inovacion & Qëndrueshmëri
Platforma digjitale, zgjidhje “nga ferma në treg”, energji e rinovueshme dhe praktika miqësore me mjedisin.

4. Zinxhiri i Furnizimit & Logjistika
Zgjidhje për magazinim, transport, shpërndarje dhe efikasitetin e tregtimit bujqësor.

5. Institucione & Rrjete
Institucione shtetërore, shoqata prodhuesish, OJF, qendra kërkimore dhe iniciativa të agroturizmit.

28-30 Prill | Lushnjë, Shqipëri

Rezervo vendin tënd tani

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0