Reklamat e Nike, Superdry dhe Lacoste ndalohen në UK për pretendime të rreme mbi qëndrueshmërinë - Business Magazine Albania

Reklamat e Nike, Superdry dhe Lacoste ndalohen në UK për pretendime të rreme mbi qëndrueshmërinë

Reklamat e Nike, Superdry dhe Lacoste ndalohen në UK për pretendime të rreme mbi qëndrueshmërinë

Reklamat e markave Nike, Superdry dhe Lacoste janë ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar, pasi konsideroheshin mashtruese për konsumatorët në lidhje me pretendimet e tyre për qëndrueshmëri mjedisore.

Advertising Standards Authority (ASA) deklaroi se reklamat e sponsorizuara në Google nga këto tre marka përdornin terma si “sustainable”, “sustainable materials” ose “sustainable style” pa paraqitur prova të mjaftueshme që të mbështesnin këto pretendime.

  • Reklama e Nike, që promovonte bluza polo për tenis, përdorte frazën “sustainable materials”. Kompania tha se termi ishte “i përdorur në mënyrë të përgjithshme” dhe se konsumatorët do ta interpretonin si një referencë për disa produkte, jo për të gjithë gamën.

  • Superdry, në reklamën që i ftonte konsumatorët të “zgjidhnin një gardërobë që kombinon stilin me qëndrueshmërinë”, argumentoi se reklama kishte si qëllim të theksonte gamën e saj të gjerë të produkteve me “atribute dhe kredenciale qëndrueshmërie”.

  • Lacoste, që promovonte veshje për fëmijë të etiketuara si të qëndrueshme, tha se prej vitesh punon për të ulur gjurmën e karbonit të produkteve të saj, por pranoi se pretendime si “green”, “sustainable” dhe “eco-friendly” janë “shumë të vështira për t’u provuar”.

Lexo edhe:“Rikthim në socializëm”/ Bie biznesi, shteti mban në këmbë ekonominë

ASA: Pretendimet ishin “të paqarta, absolute dhe pa prova mbështetëse”

Organi mbikëqyrës deklaroi se Kodi i Reklamimit në MB kërkon që pretendimet mjedisore të jenë të qarta dhe të “mbështetura nga një nivel i lartë provash”. Sipas ASA, në të tria rastet përdorimi i termit “sustainable” ishte i pa shoqëruar me informacion shtesë, gjë që e bënte pretendimin “të paqartë dhe ambig”. “Pretendimi ishte absolut, ndaj kërkohej një nivel i lartë provash mbështetëse,” tha ASA. “Nuk kemi parë prova që ta mbështesnin atë. Prandaj konkluduam se reklamat ka të ngjarë të mashtronin konsumatorët.” ASA theksoi gjithashtu se nuk kishte asnjë provë që produktet ishin realisht jo-dëmshme për mjedisin gjatë gjithë ciklit të tyre të jetës, një kriter thelbësor për pretendimet e qëndrueshmërisë. Reklamat u ndaluan dhe kompanive iu kërkua të sigurojnë që, në të ardhmen, çdo pretendim mjedisor të jetë i qartë dhe i mbështetur nga prova të nivelit të lartë.

Edhe një reklamë e Betway u ndalua për shkelje të rregullave ndaj të miturve

Në një rast të ndarë, ASA ndaloi edhe një reklamë të kompanisë së basteve Betway, e cila shfaqte pilotin e Formula 1, Sir Lewis Hamilton, pasi konsiderohej se kishte ndikim të fortë te të miturit. Reklama në Facebook, e publikuar përpara Grand Prix britanik në Silverstone, tregonte një video ku tre pilotë shikonin garën nga shkallët e tribunës. Emri i Hamilton ishte i shkruar në pjesën e pasme të uniformës së kuqe. Një ankesë e dorëzuar ndaj ASA sfidoi përdorimin e imazhit të Hamilton, pasi rregullat e Mbretërisë së Bashkuar ndalojnë shfaqjen e personaliteteve me apel të fortë te të miturit në reklama kumari. Betway nuk e kundërshtoi faktin që Hamilton ka ndikim te të rinjtë, por tha se mënyra se si ishte paraqitur në reklamë, pa e treguar fytyrën, e zvogëlonte këtë ndikim. ASA vendosi se, pavarësisht kësaj, konsumatorët, përfshirë ata nën 18 vjeç, e identifikonin qartë figurën si Hamilton-in, duke e cilësuar reklamën si “të papërgjegjshme dhe në shkelje të kodit”.

theguardian

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0