Bitcoin rimëkëmbet me 90,000 dollarë pas tronditjes të së hënës - Business Magazine Albania

Bitcoin rimëkëmbet me 90,000 dollarë pas tronditjes të së hënës

Bitcoin-i e kaloi sërish pragun e 90.000 dollarëve, një rritje që erdhi pas korrigjimit të ashpër të së hënës, i cili zhduku gati 1 miliard dollarë dhe e zuri në befasi Wall Street-in.

Tregu mori “frymë”, por analistët paralajmërojnë se klima mbetet e brishtë, me shenja stresi në të gjithë ekosistemin e kriptomonedhave.

Lexo edhe: Mamaja e Elon Musk pozon për Fadil Berishën mes veprave të artistes shqiptare që pikturon vetëm me duar

Bitcoin u rrit deri në 6,8%, duke arritur në 92.323 dollarë, ndërsa Ether shënoi kërcim mbi 8%, duke kaluar sërish mbi 3.000 dollarë. Tokena më të vegjël si Cardano, Solana dhe Chainlink regjistruan rritje mbi 10%. Tregtarët ia atribuojnë këtë reagim një vale lajmesh pozitive: kreu i SEC, Paul Atkins, foli për prezantimin e afërt të masave që do të mbështesin një “përjashtim inovacioni” për kompanitë e aktiveve digjitale, ndërsa Vanguard njoftoi se do të lejojë tregtimin e ETF-ve dhe fondeve të përbashkëta që investojnë kryesisht në kripto.

FT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0