Mustafa Suleyman: Po krijojmë një AI që mund t’ia besoni fëmijëve tuaj - Business Magazine Albania

Mustafa Suleyman: Po krijojmë një AI që mund t’ia besoni fëmijëve tuaj

Chatbot-et e njohura të inteligjencës artificiale, si ChatGPT dhe Meta AI, po shtyjnë gjithnjë e më shumë kufirin midis marrëdhënieve reale dhe atyre digjitale, duke lejuar biseda romantike dhe në disa raste erotike, ndërkohë që kompanitë përpiqen të sigurojnë që fëmijët të mos kenë qasje në përmbajtje të tilla.

Por Microsoft ka një qasje tjetër, tha CEO i saj për AI, Mustafa Suleyman, për CNN.

“Po krijojmë AI që janë emocionalisht inteligjente, të sjellshme dhe mbështetëse, por mbi të gjitha të besueshme,” tha Suleyman. “Dua të bëj një AI që prindërit mund t’ia besojnë fëmijëve të tyre, dhe kjo do të thotë se duhet të ketë kufij dhe të jetë e sigurt.”

Microsoft konkurron me gjigantët e teknologjisë si OpenAI, Meta dhe Google për të bërë Copilot mjetin kryesor të AI-së në atë që Silicon Valley e sheh si valën e ardhshme të madhe të teknologjisë kompjuterike. Copilot ka tani 100 milionë përdorues aktivë mujorë në platformat e Microsoft, shumë më pak se konkurrentët si ChatGPT i OpenAI-së, me 800 milionë përdorues aktivë.

Lexo edhe: OpenAI sfidon Google, lançon shfletuesin e ri “Atlas”

Megjithatë, Microsoft beson se qasja e saj do t’i sjellë audiencë më të gjerë, veçanërisht ndërsa kompanitë e AI-së përballen me sfidën e formësimit të personaliteteve të chatbot-eve, në një kohë kur raportet tregojnë ndikim të mundshëm të AI-së mbi shëndetin mendor të përdoruesve.

Ne duhet të ndërtojmë AI për njerëzit; jo që AI të bëhet një person digjital,” shkroi Suleyman në një postim në blog më herët këtë vit.

“Jo” për erotikën

Disa konkurrentë të Microsoft përballen me presion të madh për të mbrojtur përdoruesit e rinj. Familje kanë paditur OpenAI dhe Character.AI, duke pretenduar se chatbot-et e tyre i kanë dëmtuar fëmijët, duke përfshirë edhe raste që mund të lidhen me vetëvrasje. Raporte të tjera kanë ngritur shqetësime se chatbot-et e Meta-së dhe AI-të e tjera mund të përfshihen në biseda erotike edhe me llogari që deklarojnë përdorues të mitur.

Suleyman tha se Microsoft vendos një kufi të qartë ndaj përmbajtjes romantike, flirtuese dhe erotike, madje edhe për të rritur. “Kjo nuk është diçka që ne do ta ndjekim,” tha ai.

Kjo do të thotë se për momentin Microsoft nuk planifikon të nxjerrë një “modalitet për përdorues të rinj” si konkurrentët, pasi sipas Suleyman nuk ka nevojë për të.

Prioritet lidhja njerëzore

Një fokus kyç për Microsoft është të trajnojë Copilot-in që të inkurajojë përdoruesit të ndërveprojnë me njerëz të tjerë, jo vetëm me AI.

Funksioni i ri “grupe” do t’u lejojë deri në 32 persona, si shokë klase që punojnë mbi një detyrë ose miq që planifikojnë një udhëtim — të bashkohen në një chat të përbashkët me Copilot, ku chatbot-i mund të japë sugjerime.

E njëjta qasje zbatohet edhe për informacionin shëndetësor. Chatbot-i do të rekomandojë mjekë të afërt për pyetje specifike dhe do të mbështetet në burime të besueshme mjekësore, si Harvard Health.

Suleyman tha se kjo nxitje për të përdorur AI-në e Microsoft-it për të forcuar marrëdhëniet njerëzore “është një ndryshim i rëndësishëm tonal krahasuar me atë që po ndodh në industri, ku shumë AI po krijojnë simulime të thella që lejojnë përdoruesit të zhytën në realitete paralele, duke përfshirë edhe përmbajtje për të rritur.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0