Nga Fatima Gorezi – Në Shqipëri, bashkëpunimet mes bizneseve, sidomos atyre të vogla dhe të mesme, nuk janë shpesh të zakonshme. Por për Patoko-n, superapp-in e parë shqiptar, dhe Tony’s, restorantin e njohur në kryeqytet që sjell një shije autentike amerikane, ky partneritet duket se ka rrjedhur natyrshëm, pa forcë, si uji që gjen rrugën e vet.
U nisa nga Piramida, një simbol i vendit dhe i historisë së diskutueshme të së kaluarës, por edhe i një hapësire që po shndërrohet dita-ditës në një vatër inovacioni. Në katin e nëndheshëm, ku Patoko ka zgjedhur të vendoset, më priti Arber Kadia (bashkëthemelues i platformës dhe CEO) së bashku me Semin, një vajze e re e apasionuar pas inteligjencës artificiale, pjesë e stafit të Patoko; nga ata të rinj që sapo e sheh dhe dëgjon e kupton menjëherë se ka një lloj gjenuiniteti brendashkruar. Hapësira e ndriçuar nga dritaret e mëdha prej xhami dhe një lloj vendosje e karrigeve, tryezave të punës dhe kompjuterave; …më duhet ta pranoj PATOKO është një nga ambientet e punës më teknologjik dhe energjik që kam vizituar.
Arbrin e takova për të folur për programin e besnikërisë që Patoko ka ndërtuar me një serë biznesesh.
“Patoko tani u jep mundësi bizneseve që nuk kanë infrastrukturë teknologjike të marrin një platformë super që ndihmon në renditjen e të gjitha rezervimeve: takime, prerje flokësh, masazhe, makina me qira. Por nga ana tjetër, nëse duan të rrisin marrëdhëniet me klientët, mund të përdorin programin e besnikërisë. Një kupon, pikë, produkt apo shërbim falas mund të stimulojë klientin për t’u rikthyer,” shprehet Arber Kadia.
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.