Shqipëria që përparon në sytë e Suedisë, një partneritet që forcon demokracinë dhe ekonominë! - Business Magazine Albania

Shqipëria që përparon në sytë e Suedisë, një partneritet që forcon demokracinë dhe ekonominë!

Nga Fatima Gorezi – Në mozaikun e marrëdhënieve ndërkombëtare, Suedia shfaqet prej vitesh si një prej mbështetësve më të rëndësishëm të Shqipërisë. Nga konsolidimi i demokracisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës, e deri tek nxitja e zhvillimit ekonomik dhe mbështetja për proceset integruese të BE-së, vendi nordik ka qenë një partner i palëkundur në rrugën e Tiranës drejt familjes europiane. 

Ky angazhim reflektohet jo vetëm në qëndrimet politike të Stokholmit, por edhe në praninë diplomatike në Tiranë. Ambasadori suedez, Niklas Ström, në një bisedë për Business Magazine Albania, e përshkruan këtë marrëdhënie si një “simbiozë të shkëlqyer mes dy popujve”, duke iu referuar edhe raportit të fundit të Eurobarometrit ku shqiptarët renditen ndër më entuziastët për t’u bashkuar me BE-në, ndërsa suedezët janë ndër mbështetësit e fortë të zgjerimit të Unionit.

Shqipëria ka ndryshuar në mënyrë të habitshme. Kam folur me njerëz që kanë qenë këtu në vitet ’90 dhe sot kthehen të surprizuar nga transformimi. Është një vend dinamik, që përparon dhe ofron mundësi reale ekonomike,” thekson Ström. Por, sipas tij, sfida kryesore mbetet implementimi i legjislacionit dhe përshtatja e plotë me standardet e BE-së.

Nga një perspektivë ekonomike, ambasadori theksoi se Shqipëria ende shihet si një treg i largët dhe relativisht i panjohur për bizneset suedeze. Megjithatë, investimet suedeze si “Camp Nivica”, një resort model ekologjik në turizmin e qëndrueshëm, tregojnë se kjo perceptim po fillon të ndryshojë. Ekziston gjithashtu prezenca e kompanive suedeze si H&M, Lindex dhe Ericsson. Për më tepër, vitin e kaluar u realizua një investim i drejtpërdrejtë nga Suedia, në formën e një kompanie për marrjen me qira të pajisjeve ndërtimore, të quajtur Svea Rental.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0