Hapen aplikimet për Çmimin e Inovacionit Butterfly 2025 - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për Çmimin e Inovacionit Butterfly 2025

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC) fton inovatorët nga Ballkani Perëndimor të aplikojnë për edicionin e 4-të të Çmimit Rajonal të Inovacionit Butterfly, që vlerëson propozimet më me ndikim, të përshkallëzuara dhe të bazuara-në-treg nga rajoni. Idetë më të mira në secilën nga gjashtë kategoritë do të marrin një shpërblim deri në 5,000 EUR.

Mund të aplikoni deri në dy nga gjashtë kategoritë:

  • Inovacioni në Industri (automotiv, përpunimi i metaleve, industri kreative, agroushqimore, ekonomi e gjelbër dhe qarkulluese, turizëm, si dhe fintech, edtech, biotech, healthtech dhe fusha të ngjashme)
  • Inovacioni i Gjelbër (veprimi për klimën, energjia e qëndrueshme, mobiliteti dhe bujqësia, ndotja, mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit)
  • Inovacioni në STEM (shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë)
  • Inovacioni Rinor (për studentë të universiteteve në nivel bachelor ose nxënës të shkollave të mesme)
  • Inovacioni Universitar (për kulturën sipërmarrëse në universitete)
  • Inovacioni i Grave (për gratë inovatore dhe sipërmarrëse)

Të drejtë aplikimi kanë individë të rinj ose ekipe nga Ballkani Perëndimor. Aplikimet duhet të jenë brenda një prej kategorive zyrtare, dhe zgjidhjet inovative duhet të tregojnë ndikim konkret në rajon.

SHIKO RREGULLAT DHE APLIKO

Ftojmë të gjithë individët dhe ekipet që plotësojnë kriteret të aplikojnë dhe të marrin pjesë në këtë garë.
Aplikimet janë të hapura dhe pranohen deri më 8 tetor 2025, në mesnatë. Fituesit e Çmimit Butterfly do të shpallen në nëntor 2025.

I inaguruar në vitin 2022, Çmimi i Inovacionit Butterfly është shndërruar në një platformë rajonale për të vlerësuar orgjinalitetin dhe progresin. Edicioni i këtij viti vazhdon të nxisë zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor duke përqafuar transformimin digjital, duke nxitur qëndrueshmërinë mjedisore dhe duke promovuar kulturën e inovacionit. Duke nxjerrë në pah shembujt më frymëzues të inovacionit, bashkëpunimit dhe krijimtarisë, Çmimi synon të fuqizojë grupet e nënpërfaqësuara, veçanërisht të rinjtë dhe gratë. Në tre edicionet e para, Çmimi Butterfly ka njohur 18 zgjidhje inovative nga i gjithë Ballkani Perëndimor.

Mësoni më shumë për Çmimin e Inovacionit Butterfly
Shikoni Fituesit e 2024 të Çmimit Rajonal të Inovacionit Butterfly

Çmimi Rajonal i Inovacionit Butterfly financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga RCC, si pjesë e Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal për Ballkanin Perëndimor.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0