Fillojnë në Kinë lojërat e para botërore të robotëve humanoidë - Business Magazine Albania

Fillojnë në Kinë lojërat e para botërore të robotëve humanoidë

Fillojnë në Kinë lojërat e para botërore të robotëve humanoidë

Në Pekin janë çelur zyrtarisht Lojërat e Para Botërore të Robotëve Humanoidë, një ngjarje unike ku mbi 500 androidë po testojnë aftësitë e tyre në sporte tradicionale dhe detyra praktike. Gara po zhvillohet në National Speed Skating Oval, arenën e ndërtuar për Lojërat Olimpike Dimërore 2022.

Robotët humanoidë konkurrojnë në disiplina si atletikë, basketboll, kung fu, por edhe në detyra praktike si kategorizimi i ilaçeve apo pastrimi. Në garën e parë të mëngjesit, një ndeshje futbolli me pesëshe, androidët e ngjashëm në madhësi me fëmijë 7-vjeçarë shpesh u rrëzuan ose ngecën në turma, duke shkaktuar edhe situata komike. Megjithatë, në garën 1500 metra, robotët e kompanisë vendase Unitree treguan performancë mbresëlënëse duke lënë pas rivalët e tyre. Roboti më i shpejtë përfundoi garën në 6:29:37 minuta – ende larg rekordit botëror të njerëzve, por një hap i madh për teknologjinë.

Lexo edhe: SHBA vs BE: Dy botë, dy qasje për Inteligjencën Artificiale

Organizatorët theksojnë se ky është eventi i parë global i dedikuar vetëm për robotë me formë njerëzore. Qeveria kineze e ka vendosur robotikën humanoide në qendër të strategjisë kombëtare, duke synuar të udhëheqë industrinë dhe të tregojë konkurrueshmëri globale. Federata Ndërkombëtare e Robotikës shkroi në një raport se Pekini po shfrytëzon këtë event për të forcuar imazhin e vet si lider teknologjik. Përveç spektaklit, qeveria po përpiqet të rrisë ndërgjegjësimin për këtë sektor edhe te fëmijët dhe të rinjtë. Shkollat kineze madje po organizojnë udhëtime për nxënësit drejt lojërave për t’i frymëzuar ata që të mësojnë më shumë mbi teknologjitë e reja. Në mars të këtij viti, Kina njoftoi krijimin e një fondi gjigant prej 1 trilion juanësh për të mbështetur startup-et e teknologjisë, përfshirë edhe ato në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale.

forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0