Startup-i gjerman ofron ngrirjen e trupit për 200 mijë dollarë - Business Magazine Albania

Startup-i gjerman ofron ngrirjen e trupit për 200 mijë dollarë

Një startup me qendër në Berlin, Tomorrow Bio, po sfidon kufijtë e jetës dhe vdekjes duke ofruar një shërbim unik, ruajtjen kriogjenike të trupit të njeriut pas vdekjes me synimin për t’i dhënë individit një mundësi të dytë për jetë, në të ardhmen.

Për një tarifë prej 200 mijë dollarësh, kompania garanton ruajtjen e të gjithë trupit në temperatura jashtëzakonisht të ulëta, menjëherë pas deklarimit ligjor të vdekjes. Procesi, i njohur si krioprezervim, ndalon dekompozimin dhe dëmtimin e indeve me shpresën se zhvillimet e ardhshme mjekësore do të jenë në gjendje të “rikthejnë në jetë” personin e ngrirë.

Sipas burimeve ndërkombëtare, rreth 650 persona kanë nënshkruar tashmë për këtë procedurë, duke besuar se shkenca dhe teknologjia mund ta bëjnë vdekjen të kthyeshme në një të nesërme të mundshme.Tomorrow Bio është konsideruar si laboratori i parë në Evropë i specializuar në krionikë, ndërkohë që tashmë ka ngrirë disa individë dhe pesë kafshë shtëpiake. Kompania synon të zgjasë aktivitetin edhe në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera gjatë vitit 2025.

Lexo edhe: A është ky startup suedez përgjigjja për krizën evropiane të municioneve?

Procesi kërkon saktësi ekstreme kohore, momenti i fillimit të ngrirjes është thelbësor. Për këtë arsye, ekipi i Tomorrow Bio është i disponueshëm 24 orë në ditë, për të ndërhyrë menjëherë pas deklarimit të vdekjes.

Emil Kendziorra, bashkëthemelues i kompanisë dhe ish-hulumtues i kancerit, shpjegon se:

“Kur kalon nën zero gradë, qëllimi nuk është të ngrish trupin siç ndodh zakonisht, por ta ruash në mënyrë kriogjenike, sepse ndryshe krijohen kristale akulli që dëmtojnë indet.”

Megjithëse askush nuk është zgjuar ende nga ngrirja, Tomorrow Bio beson se është vetëm çështje kohe derisa teknologjia mjekësore të arrijë këtë pikë. Për disa, kjo është një marrëzi fantastiko-shkencore; për të tjerë, një shans për jetë të dytë, që s’duhet lënë pas dore.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0