Që prej fundit të korrikut, përdoruesit e pajisjeve Apple tashmë kanë mundësinë të kryejnë pagesa të sigurta dhe të shpejta përmes telefonit të tyre, falë lançimit të shërbimit Apple Pay edhe në Shqipëri. Kjo risi përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt digjitalizimit të përvojës së pagesave për një kategori të gjerë konsumatorësh.
ProCredit Bank është bërë banka e parë në Shqipëri që ka përqafuar Apple Pay, si një nga mënyrat më moderne, të sigurta dhe intuitive të pagesës përmes pajisjeve Apple. Për ProCredit Bank Albania, ky lancim nuk është vetëm një risi teknologjike, por shënon një moment historik në digjitalizimin e shërbimeve bankare në vend, duke e pozicionuar bankën si lider të padiskutueshëm në ofrimin e përvojave inovative dhe të përqendruara te klienti.
Nga portofoli fizik te portofoli digjital, si funksionon Apple Pay
Klientët me karta debiti ose krediti në lekë të ProCredit Bank tashmë mund të paguajnë thjesht dhe shpejt nga iPhone apo Apple Watch në çdo dyqan, online apo aplikacion që pranon pagesa pa kontakt. Mjafton vetëm disa sekonda për të shtuar kartën në Apple Wallet, dhe portofoli fizik bëhet i tepërt.
Falë Face ID, Touch ID apo kodit të sigurisë, çdo pagesë mbrohet nga teknologjia më e avancuar, duke garantuar një përvojë të shpejtë, të sigurt dhe pa ndërprerje.
Çfarë e bën këtë shërbim unik në treg?
Ajo që e bën këtë shërbim unik në treg është kombinimi i komoditetit, shpejtësisë dhe sigurisë që u ofron përdoruesve. Disa nga avantazhet e Apple Pay janë:
• Aktivizim i menjëhershëm- Shtimi i kartës në Apple Wallet brenda sekondave
• Pagesa pa kontakt – Pa PIN, pa portofol, vetëm me celularin apo orën tënde Apple
• Siguri e nivelit të lartë – Mbështetur në teknologjinë e Apple
• Përdorshmëri e gjerë – Në blerje fizike, online apo në aplikacione
Një hap përtej inovacionit
“Jemi krenarë që jemi banka e parë në Shqipëri që sjell Apple Pay për qytetarët shqiptarë, një arritje tjetër e rëndësishme në rrugëtimin tonë të transformimit digjital. Ky moment emocionues është një dëshmi e përkushtimit tonë për të qenë gjithmonë lider në prezantimin e shërbimeve bankare inovative në tregun shqiptar.
Me Apple Pay, ne nuk po sjellim thjesht një teknologji të re, po rikonfirmojmë premtimin tonë për të vendosur klientin në qendër dhe për të ofruar përvoja moderne bankare, të bazuara në siguri, thjeshtësi dhe teknologji të avancuar.”
— është shprehur Mirsad Haliti, Drejtor i Përgjithshëm i ProCredit Bank Shqipëri
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto