“Ecosystem Connectors”: Ndërtimi i urave midis ekosistemeve të startup-eve në Berlin, Sarajevë dhe Tiranë!

Përshkrim

Projekti “Ecosystem Connectors” synon të ndërtojë ura midis ekosistemeve evropiane të sipërmarrjes, duke nxitur integrimin ekonomik përmes lehtësimit të partneriteteve, shkëmbimit të njohurive dhe burimeve mes sipërmarrësve dhe aktorëve të tjerë të rëndësishëm. Edicioni i parë i projektit fokusohet në lidhjen mes Shqipërisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Berlinit.

Nëpërmjet aktiviteteve të rregullta rrjetëzimi, trajnimeve të dedikuara dhe punëtorive, si dhe vizitave ndërkëmbyese, projekti do të ofrojë mbështetje për zhvillimin e biznesit dhe akses në treg për sipërmarrësit nga Ballkani Perëndimor, duke i afruar ata me mundësi për rritje ndërkombëtare. Aplikimet janë tashmë të hapura për një udhëtim delegacioni nga Berlini drejt Sarajevës dhe Tiranës, që do të zhvillohet nga data 21 deri më 27 shtator 2025

Qëllimi i broshurës është të ofrojë një pasqyrë të ekosistemeve startup në Shqipëri dhe Bosnje-Hercegovinë, si dhe mundësive për sipërmarrësit, investitorët dhe aktorët me bazë në Berlin për të bashkëpunuar me homologët e tyre në këto dy vende. Kjo iniciativë synon të nxisë shkëmbimin e njohurive, bashkëpunimet ndërkufitare dhe fuqizimin e lidhjeve ndërmjet ekosistemeve inovative në rajon dhe në zemër të Evropës.