Çfarë matet, do të automatizohet nga AI! - Business Magazine Albania

Çfarë matet, do të automatizohet nga AI!

Çfarë matet, do të automatizohet nga AI!

Inteligjenca artificiale nuk ka nevojë për një përmirësim fantastiko-shkencor për të transformuar ekonominë. Modelet e sotme janë tashmë të afta të kryejnë detyra komplekse në tekst, imazh dhe video, duke sfiduar rolet e shkrimtarëve, dizajnerëve, fotografëve, analistëve financiarë, kontabilistëve dhe shumë të tjerëve. As fusha si ligji, mjekësia apo akademia nuk janë më të paprekshme, pasi AI po ofron zgjidhje të personalizuara, me kosto më të ulët dhe cilësi gjithnjë e më të lartë.

Disa liderë të industrisë besojnë se inteligjenca e përgjithshme artificiale (AGI) është vetëm pak vite larg. Të tjerë janë më skeptikë. Por pavarësisht ritmit të zhvillimit, ndikimi i AI ka filluar tashmë të ndjehet. Sipas një raporti nga Anthropic, 43% e përdoruesve i kërkojnë AI-t të kryejë detyra direkt, pa ndihmë njerëzore. Ambientet që janë të strukturuara dhe të matshme—si ligji, taksat apo rregulloret—janë ndër më të rrezikuarat për t’u automatizuar në afat të shkurtër.

A ka mbetur ndonjë avantazh njerëzor?

Mendohet se gjykimi dhe vendimmarrja në kushte të pasigurta do të mbeten për një kohë të gjatë si fusha ku njeriu ruan epërsinë. Por edhe këto nuk janë të garantuara. Me rritjen e fuqisë llogaritëse dhe aksesin në më shumë të dhëna, AI mund të përvetësojë edhe detyra që sot konsiderohen “njerezore, nga zgjedhja e një trajtimi mjekësor te krijimi i një filmi që prek emocionet e publikut.

Lexo edhe:FMN ngre alarmin: Rrezikohet mënyra europiane e jetesës nëse nuk rritet produktiviteti

Formula e automatizimit: të dhëna, objektiv dhe kompjuterikë

Çdo fushë ku realiteti mund të matet e të konvertohet në të dhëna është e predispozuar për t’u automatizuar. AI funksionon si një motor i përgjithshëm automatizimi: i jep të dhëna, një objektiv të matshëm dhe fuqi kompjuterike dhe sistemi mëson vetë. Me përhapjen e sensorëve dhe të dhënave sintetike, gjithnjë e më shumë aspekte të jetës po bëhen të matshme, dhe pra të automatizueshme.

Ku njeriu vazhdon të ketë rol qendror

AI do ta ketë më të vështirë të depërtojë në fushat ku matja është e pamundur ose e papranueshme, si eksplorimi i deteve të thellë, kuptimi i ndërveprimeve qelizore në trupin e njeriut, apo proceset që kërkojnë etikë, transparencë apo prekje njerëzore. Gjithashtu, ekzistojnë fusha që përfshijnë rrezik të lartë dhe të papërcaktuar si ngritja e një startup-i, krijimi i një tendence të re kulturore apo vendimmarrja në kohë krize. Në këto raste, vetëm mendja njerëzore mund të navigojë të panjohurën dhe të krijojë rrugë të reja.

Përtej Excel-it: Të kuptosh vlerën e të pamatshmes

Drejtuesit që fokusohen vetëm në metrika të matshme rrezikojnë të humbasin terrenin më të vlefshëm: besimin, shijen, intuitën dhe kreativitetin. Historitë e suksesit tregojnë se shpesh janë pikërisht këto cilësi të “pamatshme” që çojnë në transformime të mëdha.

Çfarë duhet të bëjnë liderët?

Të investojnë në ide të guximshme me kthim të paqartë, të nxisin bashkëpunime mes ekipeve, dhe të krijojnë hapësirë për eksperimentim dhe inovacion. Sepse e ardhmja nuk do t’i përkasë vetëm atyre që dinë të matin gjithçka, por atyre që guxojnë të shohin edhe përtej numrave.

HBR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0