Nga cash te karta, shqiptarët ndryshojnë zakonet e pagesës - Business Magazine Albania

Nga cash te karta, shqiptarët ndryshojnë zakonet e pagesës

Biznesi i kartave të pagesave shënoi rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti, si në numrin e tyre, ashtu edhe në volumin e përdorimit. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në fund të muajit mars numri i kartave aktive arriti në 1.54 milionë, në rritje me 2.2% që nga fillimi i vitit.

Rritja është mbështetur në masën dërrmuese nga zgjerimi i vazhdueshëm në segmentin më të madh atë të kartave të debitit, por edhe tendencat pozitive në numrin e kartave të kredititi dhe pjesërisht edhe të kartave me funksion paraje elektronike.

Numri i kartave të debitit në fund të 3-mujorit 2025 arriti në 1.35 milionë, në rritje me 2.1% që nga fillimi i vitit. Ky produkt ngelet dominues dhe përbën pothuajse 88% të numrit të përgjithshëm të kartave të pagesave.

Karta e debitit është një instrument bazik pagese, i lidhur me llogaritë rrjedhëse të bizneseve dhe individëve. Rritja e numrit të tyre tregon njëkohësisht përmirësim të përfshirjes financiare dhe zgjerim të përdorimit të prdukteve bankare nga publiku.

Vitin e kaluar, hyri në fuqi ligji “Për llogarinë e pagesave me shërbime bazike”. Vlerësohet se ligji i ri ka dhënë një shtysë të mëtejshme përdorimit të llogarive bankare ngë shqiptarët, por edhe kartave të debitit, si një instrument i lidhur me llogarinë e pagesës.

Sipas ligjit, llogaria e pagesave me shërbime bazike u ofrohet konsumatorëve në Republikën e Shqipërisë nga të gjitha bankat, pavarësisht nivelit të të ardhurave, statusit të punësimit dhe

historikut të aftësisë paguese. Për mbajtësit e kësaj llogarie, bankat duhet të ofrojnë disa shërbime bazike të pagesave pa aplikuar tarifa ose kundrejt një tarife të arsyeshme.

Ndërkohë, produkti tjetër konsumator, ai i kartave të kredititi, ka shfaqur një ecuri pozitive.

Lexo edhe: Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave!

Në fund të marsit, sektori financiar raportonte më shumë se 117 mijë karta krediti aktive, me një rritje me 3% që nga fillimi i vitit.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për 3-mujorin 2025, pagesat me kartë në terminalet POS arritën vlerën e 22.8 miliardë lekëve, ose 10% më shumë krahasuar me mesataren tremujore të vitit të kaluar.

Veprimet me karta janë në rritje edhe në numër transaksionesh. Për 3 muajt e vitit 2025, klientët e sektorit bankar kanë kryer rreth 5.85 milionë pagesa me kartë, shifër kjo 19% më e lartë krahasuar me mesataren tremujore të vitit të kaluar.

Pesha e veprimeve me kartë në terminalet POS për 3-mujorin 2025 përbënte rreth 17% të totalit të veprimeve karta bankare, nga 16% që ishte ky raport për vitin 2024.

Megjithëse veprimet me karta vazhdojnë të dominohen nga tërheqjet cash në ATM, pesha e pagesave elektronike në vitet e fundit është në rritje dhe për 3-mujorin I 2025 ka prekur nivelin më të lartë historik.

Monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0