Bota në garë për AI, qytetet që do të sundojnë teknologjinë në 2030 - Business Magazine Albania

Bota në garë për AI, qytetet që do të sundojnë teknologjinë në 2030

Startup

Një raport i ri i publikuar nga Startup Genome, një prej burimeve më të besueshme për analizat e ekosistemeve startup në mbarë botën, ka hedhur dritë mbi qytetet që po udhëheqin tranzicionin drejt startup-eve të bazuara në inteligjencë artificiale (AI). Me të dhëna të mbledhura nga mbi 5 milionë startup-e në më shumë se 350 ekosisteme, ky raport përfaqëson një panoramë të thelluar, të mbështetur në prova, të garës për dominimin e ardhshëm teknologjik.

Rezultatet janë të qarta, Silicon Valley nuk po e humb statusin si epiqendra botërore e inovacionit. Me një pjesë të parashikuar prej 43% të vlerës globale të startup-eve të AI deri në vitin 2030, ajo dominon tabelën me një avantazh të jashtëzakonshëm. Në kontrast, qytetet e tjerë ndjekës si New York City (14.3%) dhe Pekini (7.7%) tregojnë fuqi rajonale, por nuk i afrohen dot gjigantit kalifornian.

Europa në hije! Azia Lindore, forca e re që vjen në rritje

Pas Silicon Valley dhe New Yorkut, një tjetër grupim qytetesh me Pekinin, Shangain, Tel Avivin dhe Seulin po ngrihen me shpejtësi si qendra të fuqishme të zhvillimit të AI. Kombinimi i politikave shtetërore mbështetëse, talentit lokal dhe investimeve të mëdha ka bërë që Azia të paraqitet si një nga rajonet më konkurruese në këtë garë. Pekini dhe Shangai kanë respektivisht 7.7% dhe 2.6% të pjesës globale të startup-eve të AI në parashikimin për 2030.

Lexo edhe: Analizë/ Startup-et në Shqipëri, një ekosistem në zgjerim me sfida dhe potencial!

Qytetet evropiane si Berlin (0.6%), Paris (0.8%), Amsterdam, Stokholm, dhe Zurich (të gjitha rreth 0.4–0.6%) kanë një prani të përhapur, por jo thelbësore në krahasim me rivalët globalë. Megjithatë, këto qendra janë të njohura për cilësinë më shumë sesa për vëllimin e inovacionit, një faktor që mund të mos pasqyrohet direkt në përqindjet e raportuara, por që ka ndikim afatgjatë.

India përfaqësohet me qytetin Bangalore, i cili ka një pjesë të vogël, por të qëndrueshme prej 2.9%. São Paulo shfaqet si përfaqësuesi më i fortë nga Amerika Latine, me 1.8%, duke treguar se edhe rajonet jashtë boshtit tradicional SHBA-Kinë-Evropë po fillojnë të krijojnë bazat e tyre në ekonominë e AI-së.

Kush mungon dhe pse kjo ka rëndësi?

Në këtë hartë të AI-së globale, shumë rajone, përfshirë Evropën Juglindore, Afrikën dhe Lindjen e Mesme (me përjashtim të Tel Avivit) nuk janë aspak të dukshme. Mungesa e tyre sinjalizon një boshllëk të madh në shpërndarjen e barabartë të zhvillimit teknologjik dhe sfida të mëdha për integrimin e këtyre tregjeve në ekonominë e së ardhmes.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0