Alban Dervishi, komandanti i parë shqiptar i një anije luftarake amerikane! - Business Magazine Albania

Alban Dervishi, komandanti i parë shqiptar i një anije luftarake amerikane!

Alban Dervishi, komandanti i parë shqiptar i një anije luftarake amerikane!

Një “tirons” që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Kështu ambasada amerikane në Tiranë na prezanton me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.

“Përshëndetje, jam Alban Dervishi, lindur e rritur në Tiranë. “Çun Petronini” në shkollë të mesme. Isha vetëm 16 vjeç, kisha mbaruar vitin e dytë në gjimnaz dhe vajtëm në Neë York. Ndihem shumë krenar që këtë qershor të marr komandën e USS Pearl Harbor. Kam një jetë të tërë që e prisja këtë moment dhe është një nder sepse gjatë gjithë karrierës sonë ne dedikojmë shumë kohë për të arritue këtë majë dhe më jepet një shans fantastic dhe me zor pres të kryej detyrën. Ndaç babanë, ndaç gjyshin i kam pasur ushtarakë kështu që ushtria më tërhoqi pak, edhe Amerika, pikërisht ajo Amerikë me ushtrinë më të madhe në botë. M’u dha kjo mundësi dhe thashë pse jo t’i hyj ushtrisë amerikane. Me thënë të drejtën e ka filluar si marinar i thjeshtë. Gjithçka shkoi me shkallë, një mundësi më shumë, e një mundësi më shumë lëvizën gjërat. Gjatë karrierrës time kam qenë në 7 anije të ndryshme dhe kam lundruar çdo det të botës, duke pëfshirë edhe operacionet më kritike si të luftës së Afganistanit, Irakut dhe operacione të tjera. Egziston një farë theksi atje dhe gjithmonë tërheq atë pyetjen nga dikush: nga e keni prejardhjen? Dhe e them me shumë krenari që jam shqiptar”,- shprehet Komandant Alban Dervishi.

Lexo edhe:Samir Mane, shqiptari i parë në listën e miliarderëve të Forbes

Pearl Harbor është anija e 12-të e marinës amerikane e klasit Whidbey, dhe e katërta që është ndërtuar me një konfigurim “varianti i ngarkesave”, e cila ofron hapësirë ​​shtesë për pajisjet e Korpusit Detar. Ajo nderon bazën detare në ishullin Oahu, Hawaii dhe burrat dhe gratë që luftuan me kaq trimëri në përgjigje të sulmit të papritur nga forcat japoneze më 7 dhjetor 1941. Anija u pagëzua më 24 shkurt 1996, në Avondale Industries në New Orleans, Luisiana.

U.S. Embassy Tirana

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0