Panairi “Ditët e Bujqësisë” rikthehet – Çfarë e bën këtë event kaq të rëndësishëm për sektorin? - Business Magazine Albania

Panairi “Ditët e Bujqësisë” rikthehet – Çfarë e bën këtë event kaq të rëndësishëm për sektorin?

Panairi “Ditët e Bujqësisë” rikthehet – Çfarë e bën këtë event kaq të rëndësishëm për sektorin?

Më 23, 24 dhe 25 Prill, panairi “Ditët e Bujqësisë”, organizuar nga Iceberg Exhibitions rikthehet në edicionin e tij të katërt, duke sjellë në vëmendje sfidat dhe mundësitë e sektorit bujqësor në Shqipëri. Ky event është kthyer në një pikë takimi kyçe për fermerët, prodhuesit, distributorët dhe profesionistët e fushës, duke i dhënë mundësi të drejtpërdrejtë për të eksploruar teknologjitë më të fundit dhe për të krijuar partneritete të reja biznesi.

NJË PANAIR QË REFLEKTON NEVOJAT E TREGUT BUJQËSOR

Në një kohë kur bujqësia po përballet me sfida të shumta – nga ndryshimet klimatike deri te konkurrenca e tregut – ky panair vjen si një mundësi për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit dhe për të eksploruar zgjidhje konkrete. Përmes ekspozuesve që ofrojnë makineri moderne, pajisje bujqësore të avancuara, inpute bujqësore dhe shërbime mbështetëse, pjesëmarrësit do të mund të njohin nga afër mundësitë që kanë për të përmirësuar rendimentin dhe cilësinë e prodhimit të tyre.

Lexo edhe:Panairet kryesore të vitit 2025 në Shqipëri – Mos i humbisni!

PSE KY PANAIR ËSHTË I RËNDËSISHËM PËR FERMERËT DHE BIZNESET?

Fermerët do të kenë mundësi të eksplorojnë teknika dhe mjete të reja që rrisin produktivitetin e fermave të tyre.

Prodhuesit do të mund të përfitojnë mundësi rrjetëzimi me distributorë dhe investitorë, si dhe të njihen me standardet dhe kërkesat e reja të tregut.

Distributorët dhe furnitorët do të krijojnë lidhje të reja biznesi dhe të prezantojnë produkte e shërbime për fermerët dhe prodhuesit.

MUNDËSI PËR TË MËSUAR DHE BASHKËPUNUAR

Përveç një zone të larmishme ekspozimi, panairi “Ditët e Bujqësisë” do të sjellë edhe një sërë aktivitetesh mbështetëse:

    • Prezantime dhe diskutime mbi sfidat e sektorit dhe trendet më të fundit të tregut.
    • Demonstrime live të makinerive bujqësore dhe inputeve teknologjike.
    • Takime biznesi me investitorë dhe partnerë potencialë.
  • Konkurse për ide të reja të të rinjve në bujqësi me qëllim rritjen e angazhimit të tyre.
  • Media Zone për të rritur vizibilitetin e panairit dhe kompanive ekspozuese.

Nëse jeni pjesë e sektorit të bujqësisë dhe blegtorisë, ky është momenti i duhur për të qenë pjesë e një eventi që ndihmon në zhvillimin dhe rritjen e këtij sektori jetik për ekonominë e vendit. Mos e humbisni mundësinë për të qenë pjesë e një eventi që sjell inovacion, mundësi bashkëpunimi dhe njohuri të vlefshme për sektorin bujqësor. “Ditët e Bujqësisë” është më shumë se një panair – është një hapësirë për zhvillim, rrjetëzim dhe përmirësim të praktikave bujqësore. Bashkohuni me ne në 23, 24 dhe 25 Prill për të eksploruar dhe krijuar lidhje të reja që do të ndihmojnë në rritjen e qëndrueshme të bujqësisë në Shqipëri!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0