Event: "Të përparosh në epokën e Inteligjencës Artificiale" - Business Magazine Albania

Event: “Të përparosh në epokën e Inteligjencës Artificiale”

24-04-2025 09:00:00 Join

The Leadership Forum është një takim ekskluziv për drejtues ekzekutivë, menaxherë dhe liderë në zhvillim nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. I mundësuar nga JM Solutions, ky forum trajton sfida reale dhe mundësi konkrete në një botë biznesi që ndryshon me ritme të shpejta.

Objektivat e forumit

Të mësosh – Ashtu si hekuri mpreh hekurin, një lider mpreh një tjetër.
Të lidhesh – Nxisim bashkëpunimin për të sjellë ndikim pozitiv në biznes dhe në shoqëri.
Të veprosh – Pajisim liderët me njohuri strategjike për të marrë vendime të informuara.

Tema e vitit 2025:

“Të Përparosh në Epokën e Inteligjencës Artificiale”
Do të eksplorojmë ndikimin e AI në lidership, kulturën organizative dhe të ardhmen e punës.

Pse të bashkoheni me ne më 24 Prill?

✔ Zbuloni qasje strategjike për adoptimin e AI
✔ Merrni njohuri nga ekspertë të industrisë
✔ Krijoni lidhje me sipërmarrës dhe vendimmarrës të rëndësishëm

📌 REGJISTROHU TANI

Kush duhet të marrë pjesë?

  • Drejtues të nivelit C-suite

  • Pronarë biznesesh

  • Sipërmarrës

  • Entuziastë të teknologjisë, IT, sigurisë kibernetike dhe AI

  • Gratë dhe burrat që po formësojnë të ardhmen e lidershipit

  • Profesionistë të Burimeve Njerëzore dhe strategë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0