Trajnim për bizneset/ Antonela Hako ndan praktikat më efektive pë.. - Business Magazine Albania

Trajnim për bizneset/ Antonela Hako ndan praktikat më efektive për menaxhim dhe shitje

18-04-2025 00:10:30 Join

Si mund të rritet një biznes dhe të menaxhohet më mirë? Përgjigjet do t’i japë Antonela Hako, Kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas dhe CEO e Kompanisë Hako, në një trajnim ekskluziv që do të zhvillohet më 3 prill 2025, në ambientet e GIZ Albania.

Me një eksperiencë mbi 30-vjeçare në ndërtimin dhe drejtimin e një biznesi të suksesshëm, Hako do të ndajë me pjesëmarrësit strategji praktike për menaxhimin e biznesit, rritjen e shitjeve dhe tërheqjen e klientëve.

Trajnimi do të mbahet nga ora 10:30 deri në 12:30, në sallën e tarracës së GIZ Albania, dhe pritet të mbledhë sipërmarrës, menaxherë dhe profesionistë të fushave të ndryshme që kërkojnë të forcojnë pozicionin e tyre në treg.

Ky është një rast unik për të mësuar nga një lidere me ndikim në biznes dhe për të zgjeruar rrjetin profesional. Regjistrimi është i hapur për të gjithë të interesuarit.

Regjistrohu duke klikuar këtu.

📍 GIZ Albania, salla në tarracë
📆 3 Prill 2025, e Enjte
⏰ 10:30 – 12:30

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0