Hapet thirrja e 8-të e Star Venture - Aplikoni tani! - Business Magazine Albania

Hapet thirrja e 8-të e Star Venture – Aplikoni tani!

Banka Evropiane për Rindërtimin dhe Zhvillimin (EBRD) vazhdon të forcojë përkushtimin e saj ndaj biznesit dhe ekonomive në tranzicion, duke investuar mbi 15 miliardë euro në vit në rreth 40 ekonomi. Në këtë kontekst, EBRD ka krijuar një mundësi unike për start-up-et me potencial të lartë në Ballkanin Perëndimor dhe rajone të tjera përmes programit inovativ Star Venture.

Çfarë është Star Venture?
Star Venture është një program intensiv 24-mujor i rritjes, krijuar për të mbështetur dhe fuqizuar start-up-et që ofrojnë zgjidhje teknologjike inovative ose modele biznesi të reja. Qëllimi i programit është të mobilizojë ekspertizën globale dhe të ofrojë një rrjet të gjerë mentorësh, këshilltarësh dhe investitorësh, për të ndihmuar këto ndërmarrje të përmirësojnë modelet e tyre të biznesit, të zgjerohen në tregje të reja dhe të përgatisen për investime të mëtejshme.

Çfarë ofron programi?
Pjesëmarrësit në Star Venture do të përfitojnë nga një sërë shërbimesh dhe mbështetjeje të personalizuar, të cilat mund të përfshijnë:

Strategji dhe Planifikim: Diagnostikime të thelluara të biznesit për identifikimin e mundësive të rritjes.
Inovacion dhe Teknologji: Përmirësime në modelet e biznesit dhe zbatime të teknologjive të reja.
Financim dhe Menaxhim Financiar: Mbështetje në proceset e mbledhjes së fondeve, menaxhimit të financave dhe raportimit financiar.
Digitalizim dhe Zhvillim ICT: Implementim i zgjidhjeve dixhitale për optimizimin e proceseve operative.
Zgjerim Ndërkombëtar: Këshilla dhe strategji për hyrjen në tregje ndërkombëtare.
Marketing dhe Komunikim: Ndihmë në zhvillimin e planeve të marketingut dhe strategjive të komunikimit.
Mentorim dhe Networking: Mundësi për prezantim para një paneli ndërkombëtar ekspertësh dhe investitorësh, si dhe për lidhje me partnerë strategjikë dhe kredi.

Lexo edhe: Thirrje e hapur për startup-et e gjelbra agroushqimore për të marrë pjesë në EBRD AgVenture
Kush mund të aplikojë?
Programi është i destinuar për ndërmarrjet private inovative që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

Zgjidhje Inovative: Kompania duhet të ofrojë një zgjidhje teknologjike inovative ose një model biznesi të ri.
Treg i Madh: Eksistenca e një mundësie të madhe tregu dhe një avantazh konkurrues të qartë.
Mosha e Kompanisë: Kompania duhet të jetë e regjistruar për më pak se 10 vjet.
Rritje e Ardhurave: Të keni një histori të qëndrueshme të rritjes së të ardhurave brenda 3 viteve të parë të operimit.
Pronësia Kombëtare: Kompania duhet të jetë kryesisht në pronësi të qytetarëve të vendeve të operimit të EBRD-së.
Financimi dhe Partneriteti
Programi Star Venture financohet në bashkëpunim me:

Luxembourg përmes Fondit të Ndikimit të Bizneseve të Vogla të EBRD,
Bashkimin Evropian përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor (WBIF).
Afatet dhe Procesi i Aplikimit
Për kompanitë që dëshirojnë të përfitojnë nga kjo mundësi, afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më 25 shkurt 2025 (mbyllja e aplikimeve me COB). Pas përzgjedhjes paraprake, aplikantët do të ftohen për një sesion pitch ku do të prezantojnë idetë e tyre para një paneli ndërkombëtar ekspertësh dhe investitorësh. Datat e orientuara për procesin e përzgjedhjes janë:

25 shkurt 2025: Afati final i aplikimeve.
07 mars 2025: Njoftimi për përzgjedhje paraprake dhe ftesa për pitch.
Fund mars / fillim prill 2025: Sesionet e prezantimit dhe njoftimi për përzgjedhje finale.
Si të Aplikoni?
Kompaniat e interesuara mund të vizitojnë faqen zyrtare të Star Venture në https://www.ebrd.com/starventure/overview për më shumë informacion dhe për të gjetur udhëzimet për aplikim. Sigurohuni që të keni gati të dhënat financiare të kompanisë (në formatin zyrtar ose të hapur) dhe pitch deck-un në formatin PDF për të lehtësuar procesin e aplikimit.

Për çdo pyetje apo ndihmë shtesë, kontaktoni Dejan Tonic në adresën e-mail: tonicd@ebrd.com. Për më shumë mbështetje, ekipet lokale të EBRD-së dhe akseleratorët rajonalë do të organizojnë seanca të rregullta “Open Doors” çdo të premte, duke filluar nga 31 janar 2025, për të asistuar në procesin e aplikimit në Microsoft Teams 

Join the meeting now  

Meeting ID: 361 545 785 295 

Passcode: bw2hb9HR

Mos humbisni këtë mundësi për të nxitur inovacionin dhe për të shkallëzuar biznesin tuaj në një nivel ndërkombëtar!

aplikoni këtu

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0