U bë kryefjala e këtyre ditëve, por çfarë...? - Business Magazine Albania

U bë kryefjala e këtyre ditëve, por çfarë përfitojnë përdoruesit nga DeepSeek?

Inteligjenca artificiale është duke ecur me ritme të shpejta, këtë e tregon dhe prezenca e DeepSeek, një start-up që vjen nga një ekip i vogël, por tejet inovator dhe sfidues nga Kina. DeepSeek ka nisur të trondisë themelet e industrisë së AI, pasi po sfidon liderët e sektorit si OpenAI dhe NVIDIA me një qasje që është më e shpejtë, më e lirë dhe më efikase.

Megjithatë, kjo është vetëm maja e ajsbergut. DeepSeek duket premtues për të qenë revolucioni i vërtetë në AI, që do të ndikojë dhe prekë çdo sektor, nga teknologjia dhe kujdesi shëndetësor e deri te financat dhe arsimit.

Si po bëhet faktor në industrinë e AI DeepSeek?

Kur u themelua OpenAI, mblodhi 6.6 miliardë dollarë dhe punësoi rreth 4,500 njerëz për të ndërtuar modelet e saj të avancuara. Nga ana tjetër, DeepSeek ka një histori krejt tjetër, vetëm 200 punonjës dhe një investim modest prej 5 milionë dollarësh.

Jemi në rastin kur kemi një AI që përputhet me performancën e GPT-4, por me një një kosto 20 herë më të ulët. Si arriti një ekip kaq i vogël të sfidonte titanin e teknologjisë?

Më poshtë do të gjeni tre risi teknologjike të guximshme që e kanë bërë të mundur këtë përmbysje të lojës.

  1. Optimizimi i memorizimit

Çfarë do të thotë kjo? Ata gjetën një mënyrë për të kursyer burime dhe për të rritur efikasitetin duke përdorur një memorizim më të ulët, pa humbur saktësinë e nevojshme për funksionin e tyre. Ky ndryshim ka sjellë kursime të mëdha dhe ka provuar se ndonjëherë thjeshtësimi është më efikas se ndjekja e praktikave tradicionale.

  1. Shpejtësi revolucionare në përpunimin e të dhënave

Inteligjenca tradicionale artificiale lexon si një fëmijë i klasës së parë: “një… ndry…erdh…”, ndryshe nga DeepSeek proceson fraza të tëra njëkohësisht, 2 herë më shpejt, 90% saktësi të njëjtë. Kur ke për të procesuar miliarda fjalë, kjo e fundit mund të të zgjidhë problemin.

  1. Sistemi i ekspertëve

Në vend që një AI të përpiqej të dinte gjithçka, ata krijuan një sistem specialistësh.

Çfarë do të thotë kjo? DeepSeek ka krijuar një sistem ku çdo pjesë e inteligjencës artificiale është specialist në një fushë të caktuar, duke e bërë shumë më efikas dhe të shpejtë. Ky ndryshim ruan një nivel të lartë saktësie dhe performancë.

Por çfarë përfitojnë përdoruesit nga kjo?

  • Përshpejtim i procesimit

DeepSeek mund të analizojë dhe procesojë të dhëna më shpejt se shumë chatbotë të tjerë, duke e bërë më të lehtë për përdoruesit që të marrin përgjigje të shpejta dhe të sakta, gjë e cila i intereson gjithsecilit.

  • Eficiencë të burimeve

Krahasuar me modelet tradicionale që kërkojnë një numër të madh burimesh, DeepSeek kursen burimet dhe duke e bën më të përshtatshëm për përdorim në shkallë më të gjerë.

  • Fokusimi te specialistët e fushave

E përmendëm dhe pak më parë, por fakti që këtu kemi mundësinë të gjejmë “ekspertë” të caktuar për fusha të ndryshme, e tjetërson lojën, pasi ofron një qasje më të saktë dhe të fokusuara për kërkesa specifike.

  • Akses për të gjithë

DeepSeek është pa pagesë dhe i disponueshëm për hulumtues dhe indivdë të ndryshëm që duan të analizojnë dhe thellohen në fusha të ndryshme.

Rezultatet që “tronditën” industrinë

  • Kostot e trajnimit u reduktuan nga 100 milionë dollarë në vetëm 5 milionë dollarë.
  • Kërkesat për GPU ranë nga 100,000 në vetëm 2,000 njësi.
  • Kostoja e API-ve u ul me 95%.
  • Funksionon edhe në GPU për lojëra, duke eliminuar nevojën për pajisje të shtrenjta të specializuara.
  • E gjithë kjo u arrit me një ekip prej më pak se 200 njerëzish

A është ky fundi i një epoke për gjigantët e teknologjisë?

Modeli tradicional i NVIDIA për shitjen e GPU-ve super të shtrenjta me marzhe 90% po kërcënohet. DeepSeek ka treguar se AI mund të ndërtohet dhe trajnohet me burime shumë më të vogla, duke I sjellë kushte të barabarta në lojë startup-ve të reja. Meta, Google dhe kompani të tjera kanë skuadra inxhinierike që kushtojnë më shumë sesa i gjithë buxheti i DeepSeek për trajnim, dhe rezultatet e tyre nuk kanë ndonjë ndryshim.

Jim Caroll

The Economic Times 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0