Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar fjalë dhe fraza të zakonshme që nuk duhet t’i kërkoni në Google, nëse doni të shmangni rrezikun e hakimit.
Kompania e sigurisë kibernetike Sophos ka dhënë një paralajmërim urgjent, duke i kërkuar njerëzve të shmangin shtypjen e gjashtë fjalëve në motorët e kërkimit: “A janë legalë macet Bengal në Australi?”. Eksperti global i sigurisë kibernetike në ESET, Jake Moore, shpjegoi për Daily Mail se një teknikë e quajtur “SEO poisoning” (helmimi SEO) i lejon kriminelët kibernetikë të manipulojnë rezultatet e kërkimit të Google për të drejtuar viktimat në faqe interneti që ata kontrollojnë.
“Helmimi SEO është një taktikë që përdoret nga kriminelët kibernetikë për të manipuluar rezultatet e motorëve të kërkimit dhe për të drejtuar përdoruesit në faqe keqdashëse që shpesh duken legjitime,” tha Moore. “Kur përdoruesit klikojnë këto lidhje, ata ekspozohen ndaj malware-ve që zakonisht shkarkohen menjëherë dhe që mund të komprometojnë sigurinë e kompjuterit ose të çojnë në vjedhje të të dhënave.”
Këtu janë pesë fjalët dhe frazat që duhet të shmangni për të minimizuar rrezikun e hakimit:
1. Numrat e shërbimit të klientit
Bërja e një kërkimi të shpejtë në Google për numrin e shërbimit të klientit të një kompanie mund të jetë e rrezikshme. Mashtruesit shpesh blejnë reklama për të dalë në krye të rezultateve të kërkimit, duke mashtruar përdoruesit për të klikuar lidhje ose për t’i telefonuar ata. “Ata marrin këto telefonata, shpesh qindra në ditë, dhe e luajnë shumë mirë rolin e një tekniku të vërtetë,” tha Ben Van Pelt, themelues i kompanisë së sigurisë TorGuard.
Zgjidhja: Shkoni drejtpërdrejt në faqen zyrtare të kompanisë për të marrë informacionin e kontaktit.
2. Kërkime për fitime të shpejta financiare
Mashtruesit shfrytëzojnë njerëzit në vështirësi financiare duke ofruar reklama të rreme për “kredi të lehta” ose “mundësi investimi të shpejta”. “Në vend që të kërkoni ndihmë financiare në Google, drejtohuni bankave ose institucioneve të besuara,” këshillon Van Pelt. Për më tepër, fraza si “punë të paguara nga distanca” ose “raporte falas të kredive” shpesh çojnë në faqe mashtruese.
Zgjidhja: Përdorni vetëm faqe të njohura pune dhe bankat e besuara për të minimizuar rrezikun.
Lexo edhe:Si të optimizoni videot në YouTube për rezultate maksimale
3. Google Authenticator
Disa kriminelë imitojnë aplikacione të njohura, si Google Authenticator. Në qershor, studiuesit e sigurisë zbuluan se reklamat mashtruese promovonin lidhje që dukeshin si origjinale, por në fakt, shkarkimi instalonte malware. “Problemi kryesor është imitimi i markave përmes reklamave që duken si burime zyrtare,” tha Jérôme Segura nga Malwarebytes.
Zgjidhja: Shkarkoni aplikacione vetëm nga dyqanet zyrtare si Google Play ose App Store.
4. Pyetësori për forcën mendore sportive
Studiuesit në Menlo Security zbuluan se fraza “Sports Mental Toughness Questionnaire” ishte përdorur nga kriminelët për të shpërndarë malware. Kërkimi çonte në dokumente PDF që automatikisht shkarkonin viruse. “Këto lidhje shpesh janë të maskuara si burime legjitime dhe të vështira për t’u dalluar,” tha Moore.
Zgjidhja: Mos klikoni skedarët e shkarkuar pa dashje dhe kryeni një skanim antivirus.
5. Viagra dhe farmaceutikë të ngjashëm online
Ekspertët paralajmërojnë për “pharma hack”, ku faqet mashtruese reklamojnë ilaçe të falsifikuara si Viagra. “Njerëzit shpesh mendojnë se janë duke vizituar faqe të ligjshme farmaceutike, por në fakt, ato janë faqe mashtruese,” shpjegojnë studiuesit nga SolidWP.
Rreziku: Përveç vjedhjes së të dhënave personale, mund të blini ilaçe të rrezikshme për shëndetin.
Zgjidhja: Blini ilaçe vetëm nga farmacitë e besuara dhe me recetë mjekësore.
Siguria kibernetike fillon me vetëdijen. Shmangni kërkimet e rrezikshme dhe kontrolloni gjithmonë burimin përpara se të klikoni. Nëse hasni ndonjë gjë të dyshimtë, drejtohuni menjëherë te një ekspert sigurie.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.