Astronaut i NASA-s krijon pajisjen për fotografitë e yjeve nga ISS - Business Magazine Albania

Astronaut i NASA-s krijon pajisjen për fotografitë e yjeve nga ISS

Astronaut i NASA-s krijon pajisjen për fotografitë e yjeve nga ISS

Astronauti i NASA-s Don Pettit krijoi  një pajisje që e ndihmoi të bënte fotografi të yjeve ndërsa ndodhej në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) . Duhet ta pranojme që ezultatet janë mjaft mbresëlënëse. Në një postim në Reddit, Pettit përshkruan se si solli një sistem ndjekës të yjeve të bërë vetë në hapësirë. Ky sistem i lejonte kamerës së tij të kapte fotografi pa lënë pas shenja yjore.

Sistemet ndjekëse të yjeve janë të dizajnuara për t’u rrotulluar me Tokën. Ndërsa në rastin e Pettit, me ISS-në parandalojnë deformimet kur bëhen fotografi të qiellit natën. Një nga fotografitë e Pettit, të cilën mund ta shihni më lart, është një ekspozim me kohë 15 sekonda. Ai thotë se ndjekësi i tij kryen një rrotullim çdo 90 minuta për të përputhur shpejtësinë e lëvizjes së ISS-së. “Pa këtë nuk mund të bëni foto më të gjata se 1/2 sekondë pa pasur mjegullim të yjeve për shkak të shpejtësisë së lëvizjes orbitale,” shkruan Pettit.

Pettit thekson se rregullimi i ndjekësit në një platformë në lëvizje nuk është një detyrë e lehtë. Ai shton se mund të bëjë ekspozime deri në 30 sekonda. Bërja e fotografive përmes dritareve të ISS-së paraqet gjithashtu një sfidë tjetër. “Duke parë përmes 4 paneve xhami, në një kënd, shkakton deformime dhe lëvizje të yjeve të shkaktuara optikisht,” thotë Pettit.

Lexo edhe: Ja strategjitë që duhet të përdorni në çdo debat

Nëse dëshironi të shihni më shumë imazhe mbresëlënëse të kapura nga Pettit, mund t’i shikoni ato në faqen e tij në Reddit, X dhe Instagram. 

 

the verge

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0