Në Business Magazine dhe AlbaniaTech, mbështetja dhe zhvillimi i ekosistemit të startup-eve është një nga shtyllat tona kryesore. Ne besojmë se çdo hap i ndërmarrë për të fuqizuar themeluesit dhe inovatorët e rinj është një hap drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe të ndritur për ekonominë dhe shoqërinë tonë. Pikërisht për këtë arsye, partneritetet tona për mbështetjen e startup-eve janë themelore, duke na lejuar të luajmë një rol kyç në zhvillimin dhe forcimin e këtij ekosistemi inovativ.
Prandaj, një nga mbështetësit tanë, ALBAN GLOBAL një platformë ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik dhe investimeve, e dedikuar për fuqizimin e startup-eve dhe NVM-ve (Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme) duke i lidhur ato me investitorë dhe duke ofruar mbështetje gjithëpërfshirëse për të përshpejtuar rritjen. E specializuar në financim, mbështetje dhe ndërkombëtarizim, ALBAN u siguron bizneseve qasje në një rrjet të larmishëm investitorësh privatë, kapitalesh sipërmarrëse (venture capital), zyra familjare (family offices) dhe burime alternative të financimit, ka kënaqësinë të njoftojë mbështetjen e saj për “startup-in e vitit” në konkursin Business Leaders 2024.
Fituesi do të përfitojë shërbime nga ALBAN GLOBAL, me një vlerë prej €10,000. Këto shërbime përfshijnë:
- Konsulencë për “gatishmërinë për investim” (investment readiness)
- Shërbime për mbledhjen e fondeve (fundraising)
Ky është një hap i rëndësishëm për të ndihmuar startup-in fitues të përgatitet për fazën e ardhshme të rritjes dhe zhvillimit, duke ofruar mbështetje të specializuar në aspektet më kritike të zhvillimit të një biznesi.
Përmes këtij bashkëpunimi, ALBAN GLOBAL synon të fuqizojë më tej startup-et premtuese dhe të kontribuojë në rritjen e ekosistemit të inovacionit në Shqipëri dhe më gjerë.
Kjo nismë vjen si një mbështetje konkrete për themeluesit e startup-eve që po synojnë të transformojnë idetë e tyre në biznese të suksesshme dhe të qëndrueshme.
Për më shumë informacion mbi kompeticionin dhe për të votuar të preferuarit tuaj, klikoni këtu: Hapen votimet për BusinessLeaders 2024 – Votoni të preferuarit tuaj!
ALBAN GLOBAL i uron suksese të gjithë pjesëmarrësve dhe mezi presin të punojnë me fituesin për të realizuar qëllimet e tij ambicioze!
Votoni këtu për të preferuarit tuaj deri më 27 dhjetor
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto