Ja cilat janë disa nga shpikjet më të këqija në botë - Business Magazine Albania

Ja cilat janë disa nga shpikjet më të këqija në botë

Ja cilat janë disa nga shpikjet më të këqija në botë

Shikoni rreth jush dhe do të shihni shumë shpikje që na e kanë bërë jetën më të lehtë – po e lexoni këtë tani duke përdorur një prej tyre. Megjithatë, jo të gjitha shpikjet kanë qenë të menduara mirë. Disa janë lindur me qëllime të mira, të tjera janë krijuar për të mbushur një hapësirë që nuk ekziston, me shpresën për të fituar pak para.

Kostum parashutë
Franz Reichelt ishte një rrobaqepës që projektoi një kostum që mund të përdorej si parashutë nga pilotët. Pas testeve fillestare me kukulla, ai ishte aq i sigurt se dizajni i tij do të funksiononte, sa që në vitin 1912 vendosi ta provonte duke u hedhur nga kati i poshtëm i Kullës Eiffel në Paris, Francë. Për fat të keq, dizajni i Franzit dështoi dhe ai vdiq. Megjithatë, falë shpirtit pionier të tij, tani ne kemi kostumet e fluturimit, si dhe parashutat dhe ulëset për pilotët.

Kapsulat e kafesë
Kapsulat e kafesë janë një prej shpikjeve më të shkëlqyera në projektim, por në praktikë janë jashtëzakonisht të shpërdorueshme. Edhe shpikësi i tyre, John Sylvan, u pendua që i shpiku ato gjatë kohës që punonte për prodhuesin e kafesë Keurig Green Mountain. Studimet sugjerojnë se ndotja globale vjetore e shkaktuar nga kapsulat e kafesë është shumë më tepër se gjysmë milioni tonë. Disa kompani speciale mund t’i riciklojnë për ju, por nuk mund t’i riciklohen në shtëpi. Dhe nëse hidhen në tokë, ata do të duhen 500 vjet për t’u dekompozuar.
shpikjet

Reklamat e papritura (pop-up)
Këto reklama janë sinonim me përvoja të këqija të shfletimit të internetit. Megjithatë, ato janë krijuar fillimisht për t’i ndihmuar përdoruesit e internetit, jo për t’i penguar ata. Ato u shpikën nga Ethan Zuckerman, si një mënyrë për reklama në faqe pa sugjeruar një lidhje të drejtpërdrejtë midis reklamës dhe përmbajtjes së faqes.

Zuckerman më pas kërkoi falje për këtë shpikje jashtëzakonisht të bezdisshme, duke shkruar se “qëllimet e tij ishin të mira”.
shpikjet

Lexo edhe:Me moton “Për një jetë plot të mira”, LUFRA ndërton laborator IT për nxënësit që nuk dëgjojnë

Çamçakëzet përtypëse
Versioni modern ka qenë me ne që në 1848, kur goma e parë përtypëse doli në shitje. Shije të ndryshme u shtuan për të rritur tërheqjen e saj, por koha e vërtetë e lulëzimit ishte në shekullin XX. Ajo mund të gjendej kudo. Një nga përbërësit kryesorë të çamçakëzave është poli(acetat vinili), një lloj plastike që është shumë i vështirë për t’u hequr kur vjen në kontakt me gjëra si këpucët dhe trotuaret. Dhe kjo gjithashtu e bën shumë të lodhshme dhe të shtrenjtë për t’u pastruar.
shpikjet

Çantat plastike
Kur u shpikën në vitin 1965, çanta plastike besohej të mund të ripërdorej vazhdimisht. Megjithatë, bota sot ka një problem të madh me ndotjen nga plastika, ku çantat plastike vazhdojnë të përdoren. Studimet parashikojnë që deri në vitin 2050, plastika do të jetë më e madhe se peshqit në det. Çantat plastike vrasin jetën detare dhe gjithashtu duhen shekuj për t’u dekompozuar.

Anije ajri me hidrogjen
Me shpikjen e fluturimeve dhe përparimin e balonave ajrore, udhëtimi u bë një mundësi emocionuese. Kompania Zeppelin pati sukses duke ofruar anije ajrore luksoze nga Evropa në SHBA. Megjithatë, mbushja e balonave me hidrogjen, çoi në aksidente, dhe tragjedia e Hindenburgut në vitin 1937 e përfundoi epokën e anijeve ajrore.

shpikjet shpikjet 

SF

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0