Një vepër arti: Pamje magjike nga qelizat e trupit njerëzor - Business Magazine Albania

Një vepër arti: Pamje magjike nga qelizat e trupit njerëzor

Çfarë nëse do të mund të shihni çdo pjesë të trupit tuaj, nga gjenet e deri tek qelizat e vogla? Shkencëtarët janë rrugës për të krijuar një regjistër të njohur si Human Cell Atlas.
Mendoni për të si një GPS makine, por për qelizat që përfshin informacion se si ato ndryshojnë me kalimin e kohës. Ky kërkim, mund të përgjigjet për mistere shkencore, siç janë formimi i kockave, zhvillimi i artritit dhe sëmundjes së Crohn-it.
Deri tani janë mbledhur mbi më shumë se 100 milionë qeliza por ata shpresojnë që atlas-i të përfshijë miliarda qeliza. “Ky nivel i ri njohurie mbi gjenet dhe qelizat brenda indeve hap mundësi për diagnostikim më të saktë dhe zbulim barnash inovative. Ai gjithashtu mundëson mjekësi rigjeneruese të avancuar,” tha Prof. Sarah Teichmann, bashkë-kryetare e Human Cell Atlas.

Studiuesit, të cilët kanë botuar punën e tyre në Nature, izoluan qelizat e veçanta dhe përdorën analizë kompjuterike dhe inteligjencë artificiale (AI) për t’i identifikuar ato. Ata gjithashtu përdorën AI për të kërkuar qeliza në regjistrin e tyre.

E dini se mund të bëni një “kërkim me imazh” duke ngarkuar imazhin për të kërkuar informacion? Hulumtuesit mund të përdorin një proces të ngjashëm për të ndihmuar ekspertët të diagnostikojnë sëmundje.

Lexo edhe A është endometrioza e lidhur me një rrezik më të madh për jetëgjatësinë? Ja çfarë thotë studimi

Ky grumbull dritash dhe ngjyrash është një pamje e zmadhuar e indeve të mushkërive. Shkencëtarët kanë studiuar përgjigjen e trupit ndaj COVID-19 që nga viti 2020. Punimet e reja shpjegojnë si mushkëritë reagojnë ndaj sëmundjes.

Ndërsa kjo mund të duket si një interpretim artistik i një plazhi i krijuar me bojë që ndriçon në errësirë, por në fakt është zorra e vogël.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0