Përgatituni për suksesin në 2025 – Shqiponjat drejt suksesit! - Business Magazine Albania

Përgatituni për suksesin në 2025 – Shqiponjat drejt suksesit!

15-12-2024 Join

Jeni gati për një hap të madh në karrierën tuaj? Ky trajnim i veçantë me master trajnerin Denis Gafuri është mundësia që ju duhet për të zhvilluar aftësitë në menaxhimin e shitjeve dhe lidershipin, duke ju udhëzuar drejt suksesit profesional.

Ky trajnim intensiv sjell teknikat më të mira dhe praktikat më të suksesshme, që do t’ju ndihmojnë të rrisni efikasitetin dhe suksesin e biznesit tuaj. Ja disa nga temat që do të eksplorohen:

Vendosja e objektivave për 2025 me metodën SMART – qëllime të qarta për rezultate të prekshme
 Performanca maksimale përmes mirëqenies – zbuloni sekretin e energjisë së qëndrueshme në punë
 Mendësia e angazhimit maksimal – fuqizoni veten dhe ekipin tuaj për rezultate optimale
 Procesi parashitjes dhe pas shitjes – ndërtimi i marrëdhënieve të forta me klientët
 Strategjitë dhe teknikat e shitjes – zbatoni qasje të provuara për të mbyllur çdo shitje
 Komunikimi dhe telefoni në shitje – zhvilloni një ndikim të menjëhershëm përmes bisedës
 Inteligjenca emocionale dhe gjuha e trupit – lidhuni thellësisht me klientët
 Negocimi dhe mbyllja e shitjes – arrini suksesin përfundimtar me çdo klient

Kjo është më shumë se një trajnim; është një investim në të ardhmen tuaj. Përfitoni nga ky rast për të krijuar lidhje të reja dhe për të ndërtuar strategji të qëndrueshme për të ardhmen.

Kapni këtë mundësi tani! Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Regjistrohuni sot për të siguruar vendin tuaj në këtë udhëtim transformues. 
+383 49 893 693 | trajnime@denisgafuri.com 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0