"Primordial Passion" - Ora e parë luksoze shqiptare me vlerë €1.4 milionë nga Argjendari Pirro! - Business Magazine Albania

“Primordial Passion” – Ora e parë luksoze shqiptare me vlerë €1.4 milionë nga Argjendari Pirro!

“Primordial Passion” nga Pirro është ora e parë luksoze e prodhuar në Shqipëri që jo vetëm funksionon si një orë por edhe si një vepër arti që tregon trashëgiminë e pasur kulturore të Shqipërisë. Kjo orë është bërë nga 18 karatë ari i verdhë dhe shfaq 12 kërcimtarë popullorë shqiptarë të punuar me dorë, secili përfaqëson një rajon të ndryshëm të Shqipërisë. Figurat janë të detajuara me madhësi prej 9-10mm, duke treguar një zanat të jashtëzakonshëm. Për të mësuar më shumë, Businessmag ka zhvilluar një intervistë ekskluzive me krijuesin e kësaj kryevepre, Pirro Ruço, themeluesin e Argjendari Pirro!

Mund të na flisni për inspirimin pas krijimit të kryeveprës “Primordial Passion”? Çfarë ju motivoi të përfshini valltarët folklorikë shqiptarë në dizajn?

Inspirimi im për krijimin e një ore erdhi pas vizitës time të parë në Baselworld në 2014, një nga panairet më prestigjioze të orëve dhe bizhuterive në botë. Pas një periudhe të gjatë pune me bizhuterinë, ku arrita nivele të larta dizajni dhe teknologjie, ajo që më impresionoi vërtet në panair ishte kompleksiteti mekanik dhe inovacioni në industrinë e orave. Aty fillova të ëndërroja per krijimin e një ore unike, që nuk ishte bërë kurrë më parë, dhe që do të mund të bashkonte identitetin shqiptar me identitetin e kompanisë sime.

Si ishte procesi për krijimin e figurave mikroskopike hiper-realiste që përfaqësojnë 12 rajone? Si arritët të realizoni detaje kaq të ndjeshme?

Ideja mbas ketij dizajni vjen nga një dëshirë për të përfaqësuar dhe nderuar trashëgiminë kulturore shqiptare në një mënyrë unike dhe artistike. Siç është evidente nga krijimet e mia të mëparshme dhe identiteti i kompanisë sime, gjithmonë kam qenë i frymëzuar nga etnografia dhe kostumografia jonë. Për mua, valltarët folklorikë simbolizojnë energjinë, unitetin dhe shpirtin e popullit shqiptar. Duke i integruar ata në dizajnin e kësaj ore, synimi im ishte të sjell në jetë këtë frymë kolektive që është thelbësore për historinë dhe identitetin tonë.

Lexo edhe:Oferta fantastike e AllWeb: Blini 4 bileta, përfitoni të pestën FALAS!

SI e qasët sfidën për të reflektuar punimin tradicional shqiptar në dizajnin e orës?

Pas një studimi të detajuar të traditave kulturore të këtyre dymbëdhjetë rajoneve shqiptare, çdo figurë është konceptuar për të mishëruar psikologjinë dhe elementet unike të këtyre rajoneve. Çdo mikro-figurë prej 9 mm është përpunuar me kujdes të madh, duke synuar të përçojë emocionet dhe traditat e pasura të këtyre krahinave, duke krijuar një lidhje mes së kaluarës dhe së ardhmes. Për sa i përket aspektit teknik, ky është një sekret që ende nuk e kam zbuluar plotësisht. Por për momentin, mund të them se kam përdorur makineritë më të fundit zvicerane dhe kam afër vetes një skuadër me artizanë me aftësi të jashtëzakonshme, të cilët kanë kontribuar në realizimin e detajeve kaq të ndjeshme dhe të punuara me precizion të lartë.

 

Mund të  na përshkruani rëndësinë e gravurës në pjesën e pasme të orës dhe si e plotëson këtë dizajnin e përgjithshëm?

Kur kthejmë orën, nga kapaku i pasëm sërish zbulojmë një mikro-reliev të valltarëve që pasqyron skenën tredimensionale të sipërme. Ky mikro-reliev është një teknike e avancuar gjithashtu që plotëson në mënyrë perfekte magjinë e vallës së 12 valltarëve folklorike me detajet më të vogla rreth rrethit qëndror me logon Pirro me shqiponjen 3D.

Cfare do të thotë për Argjendari Pirro pjesëmarrja në Garën e Madhe të Vitit 2024 në Gjenevë dhe për mjeshtërinë shqiptare në një skenë ndërkombëtare? Si ka ndikuar njohja nga nje gare kaq prestigjoze ne marken tuaj dhe ne projektet e ardhshme?

Grand Prix në fushën e orave mund të paralelizohet me Oscars në kinematografi. Pjesëmarrja nuk do të thotë vetëm konkurim, por është pranimi dhe aprovimi i “Primordial Passion” nga Pirro, ndër emrat më të famshëm të orëbërësve botërorë që kanë dhjetera e ndoshta qindra vite në tregun nderkombëtar. Është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet me orën e saj në këtë konkurs, për ne është nder që kemi hyrë në histori si firma e parë, por kemi emocion dhe përgjegjësi të madhe për të vazhduar këtë rrugëtim me krijime akoma më eksluzive.

Mund të na tregoni ndonjë sifdë që keni hasur gjatë krijimit të “Primordial Passion” dhe si e keni tejkaluar atë?

Gjatë krijimit të “Primordial Passion”, përballja me sfida të ndryshme ishte e pashmangshme, pasi ishte ora ime e parë. Një nga vështirësitë kryesore ishte pasqyrimi i tipologjisë unike të valltarëve folklorikë përmes gdhendjes jashtëzakonisht precize në një hapësirë të vogël prej vetëm 9 mm. Kjo kërkonte një nivel të lartë mjeshtërie dhe vëmendjeje ndaj detajeve, për të siguruar që çdo mikro-figurinë të ishte e të përçonte denjesisht etnografine dhe kustomografine shqiptare. Gjatë përballjes me këtë sfidë, më janë dashur qindra netë pa gjumë duke bërë kërkime të thella si dhe investime të konsiderueshme në makineri të avancuara zviceriane. Ky proces kërkonte një angazhim të plotë dhe një përkushtim të madh, por rezultati ja vlejti.

 

Cila është mendimi juaj mbi rolin e orëve të veçanta dhe të çmuara në përfaqësimin e trashëgimisië kulturore dhe statusit personal?

Orët unike dhe të çmuara luajnë një rol të rëndësishëm si në përfaqësimin e trashëgimisë kulturore, ashtu edhe në shprehjen e statusit personal. Për shembull, përfshirja e motiveve tradicionale në dizajnin e një ore mund të nderojë një trashëgimi të caktuar, duke e shndërruar atë në një mjet rrëfimi që pasqyron vlerat dhe estetikën e një kulture. Nga ana tjetër, orët luksoze janë gjithashtu një tregues i fortë i statusit personal. Për shkak të ekskluzivitetit, sofistikimit teknik dhe dizajneve të ndërlikuara, ato janë lidhur gjithmonë me pasurinë, suksesin dhe stilin individual. Posedimi i një ore të nivelit të lartë është shpesh një deklaratë e arritjeve personale dhe shijeve të rafinuara, duke kombinuar funksionalitetin me vlerën simbolike dhe duke e bërë atë një aksesor të dëshiruar për ata që duan të tregojnë statusin e tyre në një mënyrë të kulturuar dhe të ndërgjegjshme.

 

Si planifikon “Argjendari Pirro” të vazhdojë të bashkojë artin tradicional me dizajnin bashkëkohor në koleksionet e ardhshme? A ka nje mesazh ose histori qe shpresoni të përcillni përmes orëve tuaja, veçanërisht me “Primordial Passion”?

Filozofia ime për koleksionet e ardhshme të orëve është të mat kohën me bukurinë e përjetshme. Qëllimi im është të krijoj orë që nuk janë vetëm funksionale dhe të përsosura në aspektin teknik, por gjithashtu mbartin vlera artistike dhe estetike që e kalojnë ndikimin e trendeve të përkohshme. Çdo orë do të ketë një mesazh të veçantë, duke i dhënë zë historive të pasura të artit e kulturës shqiptare dhe atyre nderkombetare. Besoj se kombinimi i mjeshtërive tradicionale me teknologjitë bashkëkohore do të krijojë orë që jo vetëm tregojnë kohën, por gjithashtu janë vepra arti që do të qëndrojnë në histori. Kjo qasje do të sjellë një dimension të ri në dizajnin e orëve, duke i bërë ato tërheqëse për koleksionistët dhe adhuruesit e artit në të gjithë botën.

 

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0