10 thënie frymëzuese nga Will Smith - Business Magazine Albania

10 thënie frymëzuese nga Will Smith

Will Smith

Nuk ka qenë i lehtë rrugëtimi i asnjë artisti. Will Smith është një prej atyre, që pavarësisht se u bë i njohur me role komike, ai u maturua dhe sot frymëzon miliona ndjekës të tij. Më poshtë ju sjellim 10 thënie frymëzuese të tij. Ato janë parimet e tij, por mund të jenë edhe tuajat.

1-“Jeta nuk matet nga çastet kur merr frymë, por nga ato që të lënë pa frymë.

2-“Zgjohem çdo mëngjes duke besuar se sot do të jetë më mirë se dje”.

3-“Hapi i parë është të thoni se ju mundeni”.

4-“Ndarja e talentit dhe aftësisë është një nga konceptet më të keqkuptuara për njerëzit, të cilët përpiqen të shkëlqejnë, kanë ëndrra dhe duan të arrijnë shumë. Talenti është i natyrshëm. Aftësia

zhvillohet vetëm me orë e orë për të përmirësuar zanatin tuaj”.

5-“Nëse nuk luftoni për atë që doni, mos qani për ato që do të humbisni”.

6-“Frika nuk është e vërtetë. I vetmi vend ku mund të ekzistojë frika është në mendimet tona për të ardhmen. Është një produkt i imagjinatës tonë, duke na frikësuar për gjëra që nuk janë të pranishme dhe që nuk ekzistojnë. Mos më keqkuptoni rreziku është i vërtetë, por frika është një zgjedhje.”

7-“Paratë dhe suksesi nuk i ndryshojnë njerëzit; ato thjesht plotësojnë diçka që ka qenë gjithmonë aty.”

8- “Nëse nuk jeni duke e bërë jetën e dikujt tjetër më të mirë, atëherë po humbisni kohën tuaj. Jeta juaj përmirësohet kur e bëni jetën e njerëzve të tjerë më të mire”.

9- “Nuk ju nevojitet një plan B sepse ai ju shpërqëndron nga plani A.”

10-“Mos i ndiq njerëzit. Ji vetvetja. Bëj gjërat e tua dhe puno shumë. Njerëzit e vërtetë – ata që i përkasin jetës tuaj, do të vijnë vetë tek ty dhe do të qëndrojnë përgjithmonë”.

lexo edhe :

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0