Mund ta keni pyetur veten ndonjëherë se si një gjeni ia del mbanë në jetë. Sipas Sarah nga Harvard Business Review, ata kanë rutina, dhe në fakt, këto rutina nuk mundësojnë luks. Përkundrazi, ato janë thelbësore për procesin e përfundimit të punëve dhe përmbushjes së objektivave.
Studiuesja u frymëzua nga libri i Mason Curry, “Ritualet e Përditshme: Si Punojnë Artistët”. Siç shpjegon ajo, libri studion aktivitetet e përditshme të më shumë se 150 kompozitorëve, shkrimtarëve dhe artistëve të ndryshëm, përfshirë shkencëtarë, filozofë dhe mendimtarë të tjerë të njohur. Duke lexuar librin, Sarah kuptoi se rutinat ishin thelbësore për suksesin e këtyre individëve unikë. Ajo vuri re disa elementë të përbashkët në jetën e gjenive që u lejonin atyre të ndiqnin luksin e një rutine që rrit produktivitetin. Në këtë mënyrë, ajo përjashtoi individët që përqendroheshin në drogë dhe alkool për të nxitur suksesin e tyre dhe u përqendrua te ata me disiplinë. Nga kjo, ajo ishte në gjendje të zhvillonte një listë rekomandimesh për njerëzit që duan të punojnë siç bëjnë gjenitë.
Ka gjithsej shtatë rekomandime:
1.Minimizo shpërqendrimet në vendin e punës: Gjenitë e dinë që u duhet një vend pune ku mund të përqendrohen me të vërtetë në atë që bëjnë pa ndërprerje dhe pa shpërqëndrime. Jane Austen dhe Mark Twain kishin teknika mjaft të ndryshme për të shmangur ndërprerjet e padëshiruara, por gjithsesi të dy aplikonin këto lloj teknikash. Kjo u lejonte atyre të përqendroheshin me të vërtetë në atë që duhet të bënin dhe të shkruanin vepra të shkëlqyera letrare që ne vazhdojmë t’i shijojmë sot.
2. Dilni për një shëtitje çdo ditë
Duke u referuar edhe njëherë te shkrimtarët, Sarah thekson se Charles Dickens betohej se bënte të paktën tre orë shëtitje çdo ditë, ndërsa Çajkovskit i nevojitej shumë më pak, duke ia dalë vetëm me dy orë në ditë shëtitje. E ndërsa supozohet se Beethoven-it i pëlqente një shëtitje pas drekës, në të cilën ai sigurohej të merrte laps dhe letër për të shënuar mendimet e tij frymëzuese gjatë rrugës.
3. Vendosja e qëllimeve
Gjenitë shpesh i vendosin vetes qëllime në të cilat përqendrohen çdo ditë. Në rastin e shkrimtarëve kjo është veçanërisht e dukshme me Anthony Trollope dhe Ernest Hemingway, të cilët i vendosnin vetes numra specifik të fjalëve që duhej të shkruanin çdo ditë. Në fakt, Trollope thuhet se punonte vetëm për tre orë në ditë, por në atë kohë ai do të krijonte 250 fjalë çdo pesëmbëdhjetë minuta. Ndërkohë, Ernest Hemingway nuk e vendoste si qëllim specifik në vetvete orarin që do të punonte por e monitoronte progresin e tij nëpërmjet sasisë së fjalëve dhe shprehive që kishte shkruar.
Lexo edhe: Datalix: Rruga drejt inovacionit në menaxhimin e të dhënave dhe sfida e ndërtimit të një startup-i në Shqipëri
4. Ndarja e detyrave rutinore nga puna produktive
Gjenitë shpesh e ndanin ditën midis kryerjes së punëve të tyre më të rëndësishme, si shkrimi, eksperimentimi ose ndonjë aktivitet tjetër krijues, dhe detyrave rutinore, si përgjigjja e letrave ose detyra të tjera më të zakonshme që gjithsesi duhej të kryheshin atë ditë. Në shumë raste, Sarah vuri re se gjenitë përqendroheshin në detyrat rutinore kur kishin momente më pak produktive në punën e tyre krijuese. Kjo është padyshim një mënyrë e dobishme për të punuar, duke qenë kështu në gjendje të përfundoni të gjitha detyrat e nevojshme brenda një dite.
5. Të ndalësh kur je në kulmin e produktivitetit
Një zakon i gjenive ishte përpjekja dhe puna e vazhduar sidomos kur hasnin vështirësi. Pra ata nuk ndalonin në momentin e parë që hasnin një vështirësi a dilemë. Përkundrazi, ata vazhdonin të punonin intensivisht derisa të arrinin një krijimtari përmbushëse për ta, duke shfrytëzuar plotësisht energjinë dhe inspirimin e tyre. Ndonjëherë, kjo i bënte të punonin për orë të gjata. Megjithëse, Mozarti është një përjashtim nga ky rregull, pasi ndonjëherë ai ndalte punën edhe kur ishte në kulmin e saj. Në përgjithësi, gjenitë qëndronin të fokusuar në punën e tyre pavarësisht pengese që hasnin gjatë procesit, dhe siguroheshin gjithashtu që pas momenteve të tyre produktiev të kishin kohë për pushim dhe për detyrat e zakonshme të ditës, për të ruajtur kështu një balancë të shëndetshme në rutinën e tyre.
6. Partnerë mbështetës
Shumë nga gjenitë e hulumtuar ishin të rrethuar nga partnerë mbështetës që i ndihmonin në përballimin e jetës së përditshme. Nga ndihma në përgatitjen e materialeve të zakonshme, siç bënte gruaja e Sigmund Freud me pastën e dhëmbëve, deri te dhënia e parave fqinjëve për të mbajtur qetë qentë gjatë kohës që bashkëshortit i saj punonte.
7. Jetë sociale e kufizuar
Ndërsa kjo mund të mos jetë e këndshme apo e përshtatshme për të gjithë, shumica e gjenive të marrë në shqyrtim kishin një jetë sociale të kufizuar dhe jetonin në mënyrë të thjeshtë dhe të pa angazhuar me aktivitete të tepërta jashtë shtëpisë apo rutinës së tyre vetjake.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.