Një tjetër varr monumental është zbuluar në Parkun Arkeologjik të Amantias, Vlorë.
Kjo është një dëshmi e gjallë e ekzistencës së qytetërimeve të lashta ilire dhe një vlerë e shtuar e trashëgimisë e historisë sonë, që shumë shpejt do të jetë pjesë e tureve e guidave turistike.
Gërmimi arkeologjik u bë nga një ekip arkeologësh dhe restauratorësh të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Vlorë, të cilët zbuluan dhe dokumentuan edhe varre të tjera me tjegulla, të së njëjtës periudhë, ndërkohë që po hartojnë edhe një projekt restaurimi dhe muzealizimi për monumentin e gjetur.
Lexo edhe:“AIDA Hap Thirrjen e Madhe për 2024: Shpërndahen Miliona Lekë për Bizneset Mikro, të Vogla dhe të Mesme!”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.