Rikthehet Future2Tech, panairi më i madh i teknologjisë dhe inovacionit në vend - Business Magazine Albania

Rikthehet Future2Tech, panairi më i madh i teknologjisë dhe inovacionit në vend

09-10-2024 09:00:00 Join

Future2Tech, panairi i shumëpritur i inovacionit dhe sipërmarrjes, po rikthehet këtë vit, në datat 9-10 tetor tek Pallati i Kongreseve, me më shumë energji dhe mundësi se kurrë më parë. Ky panair,i organizuar nga Iceberg Exhibitions dhe Albaniatech , është bërë një pikë referimi për të gjithë ata që janë të interesuar në teknologji dhe inovacion, premton të jetë një event që do të sjellë së bashku liderë të industrisë, startupe premtuese dhe investitorë të “etur” për të zbuluar idetë e reja që do të ndryshojnë të ardhmen.

Pas suksesit të madh të panairit të vitit të kaluar, rikthimi i Future2Tech këtë vit është pritur me padurim nga komuniteti i inovatorëve dhe sipërmarrësve. Panairi do të ofrojë një platformë  për prezantimin e teknologjive të reja, diskutimin e trendeve të fundit në industri dhe krijimin e lidhjeve të vlefshme mes pjesëmarrësve. Këtë vit, organizatorët kanë planifikuar një program të pasur me sesione paneli, prezantime, demonstrime dhe rrjete të tjera të  ndryshme. Ky format i diversifikuar do të sigurojë që çdo pjesëmarrës të gjejë diçka të vlefshme dhe të përshtatur për interesat dhe nevojat e tyre.

Çfarë të presim këtë vit?
Rikthimi i Future2Tech 2024 premton të jetë edhe më i madh dhe më i suksesshëm. Disa nga aspektet që priten të jenë në fokus këtë vit përfshijnë:

Inovacione të reja: Një sërë kompanish do të prezantojnë teknologjitë dhe zgjidhjet e tyre më të reja, duke i dhënë vizitorëve mundësinë të shohin nga afër zhvillimet më të fundit në industri.
Sesione edukative: Programi i pasur me sesione paneli dhe workshops do të ofrojë njohuri të thella dhe praktike për pjesëmarrësit.
Rrjetëzimi dhe bashkëpunimi: Panairi do të vazhdojë të jetë një platformë e shkëlqyer për rrjetëzim dhe krijimin e partneriteteve të reja.
Future2Tech vazhdon të mbetet një destinacion kryesor për ata që kërkojnë të jenë në krye të inovacionit dhe teknologjisë.

Rikthimi i tij këtë vit është një mundësi e artë për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e një komuniteti global të inovatorëve dhe sipërmarrësve.

Regjistrohuni këtu për tu bërë pjesë e panairit si ekspozues!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0