Hapen aplikimet për Korça ICT Academy & Code for Albania - 2024 - Business Magazine Albania

Hapen aplikimet për Korça ICT Academy & Code for Albania – 2024

Hapen aplikimet për Korça ICT Academy & Code for Albania - 2024
16-06-2024 Join

Një Program 3-vjeçar për Edukimin Teknologjik dhe Zhvillimin e Mendësisë Kreative që synon Nxënësit e Shkollave të Mesme. Kush nuk do të donte të ishte pjesë e një eksperience 3-vjeçare së bashku me të rinj të talentuar nga Silicon Valley, Universiteti Stanford, dhe qendra të tjera teknologjike të Amerikës së Veriut?

Kjo nuk është thjesht një ëndërr, por tashmë po ndodh: Rrjeti Shqiptar i Diasporës në Silicon Valley, Bashkia Korçë, së bashku me Qendrën AlphaPlan dhe Code.X – https://www.codedotx.org/, sjellin përsëri këtë vit Korça ICT Academy & Code for Albania – 2024.

Çfarë është Code for Albania? Është një program 3-vjeçar për edukimin në teknologji dhe zhvillimin e mendësisë së dizajnit për nxënësit e shkollave të mesme. Iniciativa, e cila vjen fillimisht nga vizioni i Alumni të Universitetit Stanford, ka për qëllim të përcjellë disa parime bazë të programimit dhe “Human Centered Design” në vendet ku teknologjia ende nuk është plotësisht e zhvilluar, për të krijuar kështu liderët e rinj në këtë fushë. Programi Korça ICT Academy & Code for Albania zhvillohet në dy seksione:

(1) Kampi Veror 2-javor i cili do të organizohet në Korçë nga 15 deri më 26 korrik 2024. 12 ditë klasë dhe aktivitete interaktive me instruktorë nga Code.X dhe instruktorë lokalë – ushqimi dhe akomodimi në konviktin e studentëve të Korçës janë të siguruara për nxënësit nga programi.

(2) Mentorimi gjatë vitit pasues, i strukturuar në punëtori një-ditore, të shtunave, çdo 3-4 javë. Gjatë punëtorive, do të rishikohen temat e mësuara gjatë verës së kaluar dhe pjesëmarrësit do të përgatiten për kampin veror të ardhshëm.

Jeni të interesuar të jeni pjesë e Korça ICT Academy & Code for Albania – 2024? *

Çfarë prisni? Plotësoni formularin më poshtë për tu regjistruar!

  • (1) Kampi veror do të zhvillohet nga 15 deri më 26 korrik 2024 dhe aplikantët e përzgjedhur do të kalojnë në fazën e dytë të përzgjedhjes pas mesit të qershorit;
  • (2) Programi ofrohet falas falë mbështetjes institucionale të Bashkisë Korçë dhe donatorëve të tjerë;
  • (3) Aplikantët duhet të kenë përfunduar me sukses klasën e 9-të dhe të jenë në proces të regjistrimit në shkollën e mesme, ose të kenë përfunduar vitin e parë, nëse janë në shkolla profesionale.
  • Këto kushte janë vendosur, në mënyrë që të ndiqen të gjitha 3 vitet e programit Code for Albania gjatë ciklit të shkollës së mesme. Programi zgjat tre vite.

 

Aplikimet për kampin veror #KorçaICTAcademy nga programi Code for Albania mbyllen në 16 Qershor!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
✨ Thënia e ditës
“A doni të dini se çfarë mendon Zoti për paranë? Shihni njerëzit të cilëve ua ka dhënë.”
— Dorothy Parker
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0