Argëtim dhe risi: Brenda eventit unik të prezantimit të modelit më të ri EX30 eksluzivisht në Volvo Car Albania nga Mektrin Motors - Business Magazine Albania

Argëtim dhe risi: Brenda eventit unik të prezantimit të modelit më të ri EX30 eksluzivisht në Volvo Car Albania nga Mektrin Motors

Argëtim dhe risi: Brenda eventit unik të prezantimit të modelit më të ri EX30 eksluzivisht në Volvo Car Albania nga Mektrin Motors.

Në “Grand Panevino”, u zbulua surpriza më e re nga Volvo! Gjenerata e re, EX30, është modeli i ri mbresëlënës, 100% elektrik, i cili mahniti të ftuarit në eventin e veçantë.

Nën moderimin e Neada Muçajt, të ftuarit patën mundësinë të shijonin një eksperiencë të re, të cilën do ta mbajnë mend gjatë, me performanca dhe muzikë.

Për të mos harruar edhe qershinë mbi tortë: Modelin EX30, i cili u zbulua nga Drejtori Ekzekutiv i Volvo Car Albania, z. Erlind Bejkollari, që na prezantoi me veçantitë unike dhe teknologjike të modelit të ri EX30. 

Për interiorin e EX30, inxhinierët janë frymëzuar nga natyra, duke gërshetuar bukurinë e ngjyrave elegante dhe funksionalitetin e materialeve të riciklueshme. Të gjitha elementet shkrihen në SUV-in e ri kompakt, të sofistikuar dhe inovativ.

Makina 100% elektrike është renditur e treta në botë për cilësitë, bukurinë e dizajnit dhe çmimin konkurrues, në një garë me 38 modele të tjera. Gjithashtu, makina garanton siguri maksimale për shoferët, pasagjerët, përmes sensorëve, parkimit automatik e ndër të tjera, edhe për pasagjerët, duke i mbrojtur ata nga aksidentet.

Modeli EX30, me gjithë hijeshinë e tij, gjendet ekskluzivisht në showroom-in e “Mektrin Motors”, në autostradën Durrës-Tiranë, km. 6. 

Eventi pati një sërë surprizash, duke përfshirë edhe një performancë magjepsëse nga violinistet e grupit Strin Girls, të cilat dhuruan shumë ndjesi pozitive.

Mes energjisë dhe shoqërisë së mirë, të ftuarit dëshmuan një tjetër sukses të gjigantit Volvo dhe u argëtuan në tingujt e muzikës së DJ Adam Reeves, sigurisht, me risitë, dizajnin minimalist dhe karakteristikat unike të EX30 në mendje.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0