Publikohet “Udhëzuesi për Startup-et” për themelimin dhe zhvillimin e start-upeve në Shqipëri

Përshkrim

 OSCE në bashkëpunim me Deloitte Legal dhe TechSpace organizuan seminarin Ideathon  dhe publikuan  “Udhëzuesi për Start-upet” , i cili përmban informacion të vlefshëm rreth themelimit dhe rritjes së start-upeve në Shqipëri.
Në këtë aktivitet morën pjesë shumë sipëmarrës të rinj. Ata u trajnuan prej ekspertëve me përvojë si Kushtrim Shala nga ICTSmedia, Aneida Bajraktari nga balkanCapitals dhe Aidi Milo ng Deloitte, të cilët ofruan këshilla praktike për të operuar në ekosistemin e start-upeve, të lidhura me tema të tilla si zhvillimi i ideve, strategjitë e zhvillimit të biznesit, burimet financiare dhe udhëzimet rreth kuadrit ligjor.
Drejtuesit e Agjencisë Shqiptare të Start-upeve dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë i informuan pjesëmarrësit lidhur me politikat qeveritare rreth sipërmarrjes dhe fuqizimit të të rinjve, duke i paraqitur atyre mekanizmat mbështetës për sipërmarrësit e rinj të start-upeve.
Duke theksuar rolin thelbësor të të rinjve në nxitjen e ndryshimeve, Kryetarja në detyrë e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Clarisse Pasztory, vuri në duke angazhimin e OSBE-së për nxitjen e fuqizimit të të rinjve, tranzicionit të drejtë dixhital, si dhe rritjes së qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor.
Kjo veprimtari u zhvillua në kuadrin e Projektit rajonal të OSBE-së “Zhvilluesit dhe sipërmarrësit e rinj për avancimin e start-upeve” (YDEAS II), i cili mbështetet prej qeverive të Italisë, Polonisë dhe Gjermanisë.
Udhëzuesin e plotë për startupet e gjeni këtu
Publikohet "Udhëzuesi për Startup-et" për themelimin dhe zhvillimin e start-upeve në Shqipëri