Gjetjet për Shqipërinë nga Anketa Vjetore e 27-të Globale e CEO-ve nga PwC

Përshkrim

Optimizmi ekonomik dyfishohet, megjithatë pothuajse gjysma e drejtuesve ekzekutivë nuk besojnë se bizneset e tyre do të jenë të qëndrueshme në një dekadë, përderisa dërsa presionet teknologjike dhe klimatike përshpejtohen: Anketimi global i drejtuesve ekzekutivë të PwC.

  •  Proporcioni i drejtuesve ekzekutivë optimistë në Shqipëri për perspektivën e rritjes globale rritet nga 24% në 38%, në Kosovë nga 28% në 45%, ndërsa shqetësimet për inflacionin dhe qëndrushmërinë makroekonomike zvogëlohen. 
  • 53% e drejtuesve ekzekutivë në Shqipëri presin që numri i punonjësve në kompaninë e tyre të rritet me 5% ose më shumë në vitin 2024. Gjithashtu rreth 55% e CEO-ve në Kosovë  kanë të njëjtin mendim. 
  • Megjithatë, besimi është i brishtë: Në Shqipëri pothuajse gjysma (44%) dhe në Kosovë më shumë se gjysma (55%) nuk besojnë se biznesi i tyre do të jetë i qëndrueshëm në një dekadë, në qoftë se nuk bëhen ndryshime të konsiderueshme në biznes. 
  • Drejtorët ekzekutivë presin më shumë presion në tre vitet e ardhshme sesa ata përjetuan në pesë vitet e kaluara nga teknologjia, faktorët klimatikë dhe disa megatrende të tjera. 
  • Tre ne dhjetë CEO në Shqipëri dhe 23% e drejtuesve ekzekutivë në Kosovë raportojnë se kanë pranuar norma kthimi më të ulëta për investimet lidhur me iniciativat mbi klimën. 
  • 50% e drejtuesve ekzekutivë në Shqipëri dhe 52% në Kosovë presin që Inteligjenca Artificiale të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si kompania e tyre krijon vlerë në tre vitet e ardhshme. 

Përqindja e drejtorëve ekzekutivë në Shqipëri që besojnë se rritja ekonomike globale do të përmirësohet gjatë 12 muajve të ardhshëm është rritur. Në të njëjtën kohë, përqindja e drejtorëve ekzekutivë të shqetësuar për qëndrueshmërinë afatgjatë të biznesit të tyre është rritur gjithashtu, derisa presionet teknologjike dhe klimatike janë përshpejtuar, sipas Anketës së 27-të Vjetore Globale të drejtorëve ekzekutivë të PwC. Sondazhi, i 35 drejtorëve ekzekutivë shqiptarë, zbuloi se 38% e drejtorëve ekzekutivë janë optimistë për perspektivat e rritjes ekonomike globale gjatë 12 muajve të ardhshëm, nga 24% në 2023. Pritjet e drejtorëve ekzekutivë për rënie ekonomike kanë rënë gjithashtu nga një rekord i lartë në vitin e kaluar (76%) në 32%, pasi ekspozimi i perceptuar ndaj inflacionit ra përkatësisht me 20 pikë përqindje (në 29%) dhe qëndrueshmerisë makroekonomike u rrit me 6 pikë përqindjeje (në 35%) respektivisht. 

Përqindja e drejtorëve ekzekutivë që mendojnë se kompania e tyre ishte shumë ose jashtëzakonisht e ekspozuar ndaj rrezikut të konfliktit gjeopolitik u rrit me 1 pikë përqindje (në 21%).  CEO-t në shumicën e vendeve të botës janë gjithashtu më të prirur të jenë optimistë në lidhje me perspektivën ekonomike vendase sesa pesimistë. CEO-të shqiptarë mbeten gjithashtu optimistë, 62% presin të përmirësohet ekonomia e tyre vendase, kurse vetëm 18% presin rënie.  Pothuajse gjysma (44%) e CEO-ve thonë se nuk besojnë se biznesi i tyre aktual do të jetë i qëndrueshëm në një dekadë prej tash nëse vazhdon në trajektoren aktuale – nga 46% në vitin 2023. Duke pasqyruar pasigurinë në lidhje me mënyrën se si do të menaxhohen megatrendet, CEO-të janë më të sigurtë se vitin e kaluar në planet e tyre për rritjen e të ardhurave të kompanisë së tyre në 12 muajt e ardhshëm – nga 24% në 38%.

Mundësia e Inteligjencës Artificiale

Drejtorët ekzekutivë e shohin në masë të madhe Inteligjencë Artificiale si një katalizator për efikasitet, inovacion dhe ndryshim transformues. 50% e drejtorëve ekzekutivë besojnë se Intelligenca Artificiale do të ndryshojë ndjeshëm mënyrën se si kompania e tyre krijon, shpërndan dhe shton vlerë në tre vitet e ardhshme. Drejtorët ekzekutivë gjithashtu nuk janë aq optimistë për ndikimin afatshkurtër të Inteligjencës Artificiale. Gjatë 12 muajve të ardhshëm, vetëm një e treta (32%) presin që ajo të përmirësojë cilësinë e produkteve ose shërbimeve të tyre dhe 24% thonë se do të rrisë aftësinë e tyre për të ndërtuar besim me palët e interesuara. Disa presin gjithashtu rezultate më të mira për biznesin e tyre – 15% presin që ajo të ndikojë pozitivisht në të hyrat e biznesit dhe 26% presin që ajo të ndikojë pozitivisht në fitim.  Por ndërsa drejtorët ekzekutivë po kërkojnë gjithnjë e më shumë përfitime transformuese të Inteligjencës Artificiale gjeneruese, shumica e madhe thonë se aplikimi do të kërkojë përmirësimin e aftësive të fuqisë punëtore (50%). Ata gjithashtu kanë shprehur shqetësim në lidhje me rrezikun e sigurisë kibernetike (53%), keqinformim (41%), detyrime ligjore dhe risk të reputacionit (29%).  Në nivel shoqëror, efektet e Inteligjencë Artificiale janë ende të paqarta. Disa nga këto përfitime efikasiteti duket se do të vijnë përmes zvogëlimit të numrit të punonjësve – me 15% të CEO-ve shqiptarë që presin të zvogëlojnë numrin e punonjësve për të paktën 5% në vitin 2024 për shkak të Inteligjencë Artificiale. 

CEO-të raportojnë përparim në prioritete klimatike

 Ndërsa drejtorët ekzekutivë vendosin prioritete, shumë po e shohin tranzicionin klimatik si një ndërprerës të industrisë që përmban mundësi të dallueshme përveç rreziqeve. Gati 20% e drejtorëve ekzekutivë në nivel lokal presin që ndryshimet klimatike të ndryshojnë mënyrën se si ata krijojnë dhe ofrojnë vlerë gjatë tre viteve të ardhshme – njësoj si në 5 vitet e fundit. Drejtorët ekzekutivë po tregojnë përparim në shndërrimin e ideve të tyre në veprime konkrete për biznesin e tyre. 68% kanë filluar ose përfunduar iniciativa për të përmirësuar efikasitetin e energjisë, ndërsa 62% raportojnë se kanë bërë hapa të ngjashëm kur bëhet fjalë për inovacion të produkteve, shërbimeve ose teknologjive të reja. Nga ana tjetër, vetëm 50% vërejnë se kanë bërë përparim ose kanë përfunduar përfshirjen e rrezikut klimatik në planifikimin financiar (me 24% që nuk kanë plane për të bërë këtë). 

Rëndësia e inovacionit

Ndërsa drejtorët ekzekutivë bëhen më të vetëdijshëm për megatendencat me të cilat përballen bizneset globalisht, të anketuarit në anketë shprehën shqetësim në rritje rreth qëndrueshmërisë së tyre afatgjatë të biznesit. Pothuajse gjysma (44%) vërejnë se janë të shqetësuar se bizneset e tyre nuk do të jenë të shëndetshme përtej dekadës së ardhshme pa inovacion – nga 39% në 2023. Por ndërsa drejtorët ekzekutivë po ndërmarrin veprime, ata përballen me një sërë sfidash. Dy të tretat (58%) citojnë mjedisin rregullator si pengues i aftësisë së tyre për të sjellë inovacion dhe risi në modelin e tyre të biznesit në të paktën një masë të moderuar, 44% tregojnë për shqetësimet operacionale konkurruese dhe 41% tregojnë për mungesën e aftësive në fuqinë punëtore të kompanisë së tyre. Një pengesë tjetër është joefikasiteti. Drejtorët ekzekutivë perceptojnë joefikasitet të konsiderueshëm në një sërë aktivitetesh rutinë të kompanive të tyre – çdo gjë nga takimet vendimmarrëse te emailet – duke e parë afërsisht 36% të kohës së shpenzuar për këto detyra si joefikase.  

Raportin e plotë e gjeni për:

Shqipëri:link 

Kosovë: link 

 

Rreth PwC

Në PwC, qëllimi ynë është të krijojmë besim në shoqëri dhe të zgjidhim probleme të rëndësishme. Ne jemi një rrjet firmash në 151 vende të botës dhe me mbi 364,000 punonjës të cilët janë të përkushtuar për të ofruar cilësi në shërbimet e auditimit, këshillimit financiar, fiskal dhe ligjor. Prezenca jonë në Shqipëri është nga viti 2005. Për më tepër mbi ne dhe shërbimet tona, vizitoni: www.pwc.com/al.

© 2024 PwC. Të gjitha të drejtat e rezervuara. PwC i referohet rrjetit PwC dhe/ose një ose më shumë firmave anëtare të saj, secila prej të cilave është një ndërrmarje juridike e veçantë. Ju lutemi shikoni www.pwc.com/structure për detaje të mëtejshme.