“I destinuar për të ndërtuar të ardhmen tuaj!”: Startup Fund K4S6 vjen në Tiranë! - Business Magazine Albania

“I destinuar për të ndërtuar të ardhmen tuaj!”: Startup Fund K4S6 vjen në Tiranë!

Në Tiranë, ka mbërritur një nismë e re që premton të ndryshojë peizazhin e sipërmarrjes në Shqipëri: Startup Fund K4S6. I themeluar nga Kevin Sekniqi, një prej sipërmarrësve më të suksesshëm shqiptar të disporës, ky startup fund ka për qëllim të nxisë zhvillimin e ekosistemit të startupeve në vend duke ofruar mbështetje dhe financime të konsiderueshme për ide inovative.

Si funksionon K4S6?

Startup Fund K4S6 ka si mision të ndikojë zhvillimin e mëtejshëm të ekosistemit të startupeve shqiptare duke mbështetur dhe ushqyer idetë novatore. Ekipi drejtohet nga një grup sipërmarrësish shqiptarë dhe shqiptaro-amerikanë me pasion për të mbështetur mendjet më të ndritura që Shqipëria ka për të ofruar. Ky projekt  ka një qasje unike me dy nivele, përkatësisht Startup Track dhe Fellows Track, i përqëndruar ekskluzivisht në tregun shqipfolës.  Të rinjtë dhe startupet nëpërmjet këtyre programeve do të përfitojnë financime të konsiderueshme. 

Startup Track: 

Financimi varion nga $25,000 deri në $250,000 në varësi të seriozitetit dhe pjekurisë së startup-it. Pavarësisht sektorit, qoftë teknologji, shëndetësi, apo ndonjë industri  tjetër, ofrohet kapital dhe ekspertiza e nevojshme për të zgjeruar vizionin tuaj. Kushti minimal për aplikim është zakonisht një MVP (Minimum Viable Product). Nuk është e nevojshme të keni akumuluar një bazë përdoruesish, megjithëse kjo është një plus. Ajo që ka rëndësi është të keni treguar qartësisht aftësinë për të kaluar nga “zero në një” me idenë tuaj.

Fellows Track: 

Financimi është një tarifë fikse prej $5,000 në vit, e garantuar për dy vjet, ku kryesisht studentët apo të rinj të çdo moshe kanë mundësinë të thellohen tek ideja e tyre plotësisht, me opsion për rinovim për dy vjet shtesë nëse ka progres të dukshëm drejt materializimit të një ideje. Ky rrugëtim është për ëndërrimtarët që ende nuk kanë një koncept të qartë ndaj do t’ju ofrohen pagesa ne formë granti dhe një mjedis inkurajues për të eksploruar dhe zhvilluar idetë e tyre novatore, pa presionin nëse idetë rezultojnë fitimprurëse apo jo për momentin. Faktorët e rëndësishëm janë dëshira dhe nxitja për të ndërtuar të ardhmen.

Lexo edhe:Kevin Sekniqi, sipërmarrësi i biznesit të së ardhmes

K4S6 nuk është thjesht financim. Ky është vetëm hapi i parë. 

Ndërsa të rinjtë apo startupet do të punojnë për të ndërtuar produktin e tyre, do të krijojnë ekipin e tyre apo do të eksplorojnë ide të reja, do t’ju ofrohen këshilla, mentorim, prezantime dhe njohje të reja për t’i ndihmuar në zgjerimin e rrjetit profesional dhe hapjen e perspektivave të reja për të ndërtuar biznese të reja me mundësi për tu rritur ndërkombëtarisht. 

Ky program sapo ka filluar dhe informacionet mbi kriteret e aplikimit janë listuar në faqen e internetit: https://www.k4s6.io/ 

Aplikimet & Përzgjedhja

Pas grumbullimit të të gjitha aplikimeve për të dyja nivelet, secili aplikim do të filtrohet dhe pas kësaj vetëm të përzgjedhurit e kësaj faze do të kenë mundësi të kalojnë në fazën tjetër të intervistimit dhe më pas financimit dhe përkujdesjes që çdo ide apo startup të shkëlqejë.

Nëse jeni gati të ndërtoni të ardhmen dhe të lini gjurmë në ekosistemin global të startupeve, K4S6 është vendi për ju. 

Aplikoni Tani për të qenë pjesë e një udhëtimi transformues drejt suksesit!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0