Bëhuni pjesë e trajnimit: "Karakteri, Fuqia e Suksesit" - Business Magazine Albania

Bëhuni pjesë e trajnimit: “Karakteri, Fuqia e Suksesit”

23-05-2024 Join

Trajnimi “Karakteri, Fuqia e Suksesit” është mundësia më e mirë që ju ofrohet për rritjen personale, dhe përmirësimin e aftësive.

Gjatë ditës së enjte, në datën 23 Maj Dorjan Sanxhaku do t’ju mësojë formën më të mirë për të njohur, ngritur dhe përmirësuar kapacitetet si dhe për të zbuluar potencialin e fshehur që karakteri ynë mbart.

Ky trajnim fton çdokënd që po kërkon të dalë nga zona e komfortit, të zgjerojë network-un e tij dhe t’i japë fuqi energjive të brendshme duke ndërmarrë një nismë të re për veten.

E ftuar në këtë trajnim do të jetë dhe znj. Çenkuela Hasa, për të ndarë me pjesëmarrësit rrugëtimin e saj si një gazetare e suksesshme dhe sfidat që është përballur ndër vite.

“Eksperienca ime është disa vjeçare në trajnime, si ndjekës i tyre, por edhe si trajnues. “Karakteri, Fuqia e Suksesit” është në vazhdim të disa trajnimeve që po zhvillojmë. Trajnimi ka në fokus profesionistët si edhe të gjithë të interesuarit për zhvillimin personal dhe ndikimin që sjell në karrierë, por edhe në network. Janë trajnime që gjithmonë sjellin ndikim pozitiv dhe një prespektivë optimiste në përmirësimin e vetes, si për individët që janë në biznes si edhe ata që duan të nisin një biznes të ri. ” – shprehet z.Sanxhaku

23 Maj pranë Doro City, në Rrugën 21 Dhjetori.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0