Ja se cila është ngjarja më e klikuar me një rekord shikueshmërie televizive! - Business Magazine Albania

Ja se cila është ngjarja më e klikuar me një rekord shikueshmërie televizive!

Super Bowl-i i këtij viti u pa nga mesatarisht 123.4 milionë njerëz në SHBA, duke e bërë atë transmetimin më të ndjekur që nga zbritja në Hënë në vitin 1969.

Vlerësimet paraprake televizive amerikane e vendosin lojën e së dielës menjëherë pas uljes historike të Apollo 11, e cila u pa nga rreth 125 deri në 150 milionë njerëz.

Kansas City Chiefs mundi San Francisco 49ers 25-22 në kohën shtesë. Pjesëmarrja e shumëpritur e Taylor Swift për të parë të dashurin Travis Kelce mund t’i ketë rritur shifrat.

Kishte shumë spekulime në prag të ndeshjes nëse Swift do të kthehej nga Japonia, ku ajo kishte performuar në turne.

lexo: Kodi sekret “14643” në WhatsApp, çfarë kuptimi fshihet pas mesazhit të koduar?

Sipas Variety, ka disa debate se sa ajo ndikoi në numrin e audiencës, por instituti kërkimor doli në përfundimin nga një sondazh blic se 20% e shikuesve të Super Bowl ishin duke mbështetur Chiefs për shkak të marrëdhënies së këngëtares me Kelcen.

Kamerat sigurisht që po shijonin faktorin Swift, duke përfshirë pamjet e yllit duke hyrë në arenë, duke u shoqëruar me aktoren Blake Lively dhe reperin Ice Spice dhe duke puthur Kelcen pas ndeshjes teksa festonin fitoren.

Sipas analistëve të medias Nielsen, një rekord prej 202.4 milionë njerëz ndoqën të paktën një pjesë të lojës.

Ndeshja Super Bowl e vitit të kaluar mes Chiefs dhe Philadelphia Eagles u ndoq nga 115.1 milionë shikues.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0