Si asnjëherë më parë Pallati i Kongreseve do të kthehet në Showroom-in më të madh të produkteve të bukurisë dhe kujdesit për të.
Edicioni i 8-të i “Medical & Beauty Fair”, panairit të vetëm kushtuar Promovimit dhe Shitjes së brandeve më të mira që operojnë në Tregun Shqiptar, do të ftojë administratorët e klinikave mjekësore, biznesmenë, klientë dhe blerës potencial.
Dhe ç’është më e rëndësishmja, gjithçka do të jetë nën praninë e emrave më në zë të mjekësisë estetike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Italia.
Mbajini shënim datat 3-4-5 Maj, sepse do të jenë ditët e një eventi të madh promovues dhe sensibilizues për publikun, që Ministria e Shëndetësisë dhe Dhoma e Tregtisë do të bëjnë referuar ditës ndërkombëtare të kujdesit për lëkurën.
Për detaje të mëtejshme mund të kontaktoni 0697288090
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.