Trajnimi përfshin njohuri esenciale të nevojshme në fushën e auditimit përmes të kuptuarit të natyrës, organizimit, funksionimit, dobisë, nevojës, aktiviteteve, standarteve, legjislacionit dhe rregullave bazë, teorisë dhe praktikave me të mira të fushës së auditimit, si dhe mjetet e teknikat që ai përdor për të arritur qëllimin dhe objektivat e tij, si dhe për të ndihmuar arritjen e objektivave të çdo tip organizate të cilës ja ofron shërbimin e tij (të çdo natyre biznesi apo publike).
Kursi kërkon të ofrojë njohuri për pjesëmarrësit jo vetëm mbi shërbimet e auditimit, por edhe mbi mënyrën e organizimit dhe të qeverisjes së korporatave dhe organizatave publike, si hap i parë i auditimit në kuptimin dhe njohjes e organizatës të cilën do ta vërë nën auditim. Gjithashtu pjesë e trajnimit janë edhe njohuritë mbi auditime të sektorëve më specifike të industrisë, si dhe auditimit të taksave.
Kush duhet ta ndjekë?
Kursi është dizenjuar për individë të përfshirë në ndonjë prej trupave të auditimit, por për çdo ekspert të fushës së biznesit privat apo institucioni publik i cili asiston dhe bashkëpunon me auditimin gjatë shërbimit të tij, ekspertë të taksave, ekspertë të pasqyrave financiare etj.
Kursi ka për qëllim:
Reformat e vijueshme në shërbimet e auditimit publik dhe privat të të gjitha llojeve në Shqipëri kanë dikduar nevojën e kualifikimit jo vetëm të stafeve që e ushtrojnë këtë profesion, por njëkohësisht edhe të atyre që e përfitojnë këtë shërbim apo e ndeshin atë gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tyre.
Nevoja për kualifikim në këtë fushë shtrihet edhe mbi drejtues e menaxherë biznesi të të gjitha niveleve të cilët përdorin raportet e punës audituese, si dhe i referohen këshillave të dhëna në to për të përmirësuar punën, ndrequr parregullsitë, forcuar biznesin etj, si rrjedhim për të arritur objektivat.
Çfarë e diferencon këtë kurs?
Ky kurs përdor standartet ndërkombëtare të auditimit sipas llojeve të tij, metodologji të punës dhe praktikat më të mira profesionale të fushës të cilat zbatohen dhe i përshtaten mjedisit shqiptar, duke dhënë një qasje praktike që ju siguron ndjekësve të trajnimit:
- një kuptim të politikave, standarteve dhe rregullave për tu zbatuar në secilin prej tre tipeve kryesore të auditimit.
- aftësim në sigurimin e bashkëpunimit me të gjitha llojet e auditimit në funksion të zhvillimit të një shërbimi efiçient auditimi dhe me dobi për organizatën.
- një qasje të strukturuar të organizimit, funksionimit, planifikimit dhe aktiviteteve që kryen një shërbim auditimi.
- njohje e metodologjisë së punës dhe teknikave që përdor secili lloj auditimi për të përmbushur misionin e tij.
- një kuptim mbi organizatën dhe kodin e qeverisjes së saj, për të performuar në mënyrën më të mirë e më efiçente, si dhe rolin e auditimit në këtë mision.
Rezultatet e pritura
- Njohuri të përmirësuara mbi fushën dhe aftësi për t’i përdorur ato në profesionet konkrete të pjesmarrësve.
- Aftësi të rritura për të krijuar një sistem të përshtatshëm të bashkëpunimit/partneritetit të organizatës dhe trupave të auditimit.
- Forcim i kapaciteteve në përdorimin e raporteve të auditimit dhe këshillave të tij për ndreqjen e parregullsive dhe përmirësimin e veprimtarisë së biznesit apo atë publike.
- Rritje e kapaciteteve në fushën e hartimit të politikave, zhvillimit të planeve dhe të strategjive ne zbatim tërekomandimeve të auditimit.
Modulet
Auditimi Brendshëm në Sektorin Publik
Auditimi Brendshëm në Sektorin Privat
Kontrolli Tatimor dhe baza ligjore
Data e fillimit: 2 Shkurt 2024
Trajnimi zgjat 6 javë
Trajnimi zhvillohet në salle, por mund të ndiqet edhe ONLINE!
Dokumentet për regjistrim
Regjistrimet mund të bëhen edhe online në: www.ief.al/regjistrimi/
CERTIFIKATA NJIHET NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.