Inxhinierja shqiptare Mira Murati njofton për masat që do të marrë OpenAI për luftimin e dezinformatave para zgjedhjeve në SHBA - Business Magazine Albania

Inxhinierja shqiptare Mira Murati njofton për masat që do të marrë OpenAI për luftimin e dezinformatave para zgjedhjeve në SHBA

OpenAI nga tani ka filluar të marrë masa për luftimin e dezinformatave përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA që mbahen në nëntor të këtij viti.

Startupi i Inteligjencës Artificiale njoftoi mjete të reja për t’i ndihmuar përdoruesit të përcaktojnë nëse një imazh është krijuar nga softueri i tij me AI. Mjeti i OpenAI, DALL-E është një mjet mjaft i njohur për gjenerimin e imazheve nga teksti.

Rreziqet në prag të zgjedhjeve vijnë për sa i përket krijimit të videove të manipuluara të ashtuquajturat “deepfakes” që mund të përdoren për qëllime dashakeqëse dhe përmbajtje të tjera të prodhuara nga AI që mund të çorientojnë votuesit gjatë fushatave.

“Mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve kërkon bashkëpunim nga çdo cep i procesit demokratik dhe ne duam të sigurohemi që teknologjia jonë të mos përdoret në një mënyrë që mund të minojë këtë proces”, shkroi kompania në një postim në blog të hënën.

Ajo se çfarë do të bëjë OpenAI është të ndihmojë përdoruesit të identifikojnë nëse ndonjë imazh është gjeneruar me mjetin e saj DALL-E 3 dhe do të tregojë rreth origjinës së asaj përmbajtjeje si për shembull kush e ka prodhuar imazhin dhe kur është bërë. Kjo mund t’i ndihmojë votuesit të kuptojnë më mirë nëse imazhet që shohin në ueb janë bërë me AI.

Për këto masa parandaluese të përhapjes së dezinformata ka njoftuar edhe inxhinierja shqiptare, Mira Murati e cila njëherësh është shefe e teknologjisë në kompaninë OpenAI.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0