“Dikush më pyeti se pse sillesha mirë me njerëzit që më bënin keq. Realisht nuk e dija çfarë përgjigje t’i ktheja. Më pas fillova t’i shihja me radhë të gjithë në klasë, pasi e përfundova provimin tim, dhe aty e kuptova arsyen pse. Pashë djalin që tallej me paaftësinë time për të qenë e mirë në matematikë. Qëndronte me kokën mbështetur në bangë dhe dukej i lodhur. Pyeta veten se çfarë problemi mund të kishte në shtëpi që e mbante zgjuar deri natën vonë. U kujtova që kishte mamanë, e cila vuante nga kanceri i gjirit. Pavarësisht gjithë kësaj ngjarjeje, ai duhet të paraqitej edhe në shkollë çdo ditë që tëmos humbiste vitin.
Pashë vajzën që nuk e di çfarë problemi kishte me mua, por më shihte tërë kohës gjithë inat. Unë e dija se ajo dhe i dashuri i saj ishin ndarë. Me siguri ai u soll keq me të, dhe ajo mundohej të sillej ashpër me të tjerët për të rënë në sy. Pastaj pashë drejt një vajze tjetër që të gjithë e mendonin të lëvizur, por shumë pak e dinin se kishte prerë damarët për dikë që donte dhe e kishte tradhëtuar.
Hodha sytë drejt një djali që përherë vinte me të njëjtat rroba. Pak veta e dinin se këpucët e tij ishin me vrima. Prindërit e tij në vend të punonin për t’i siguruar kushtet e nevojshme, pinin alkool dhe drogë. Të dy. Dhe ai sëmurej sa herë binte shi, sepse këpucët e tij fusnin ujë.
Pashë edhe një djalë tjetër, të huaj, i cili i është bashkuar së fundmi klasës sonë. Dinte anglisht dhe tani po mëson shqipen. Kushedi sa e vështirë ështëtë mësosh gjithçka nga e para në moshën tonë. E mbi të gjitha të jesh i rrethuar nga një popull me tradita krejtësisht të tjera. Në fund, pashë mësuesen e klasës. Nuk e kishte më unazën në dorë. Ndoshta arsyeja se pse na jepte përherë e më tepër detyra, ishte për të na bërëmë të aftë në jetë, më të aftënga vetë ai.
Pra, pashë drejt gjithë këtyre njerëzve dhe kuptova se secili kishte problemet e veta, sfidat e veta dhe gjëja e fundit që doja, ishte t’i shtoja edhe unë një problem më tepër duke u sjellë keq me ta. Të gjithë kemi shumë probleme. Edhe pse dikush mund të mos i shprehë ato, dijeni se nuk e ka jetën aq tëlehtë sa duket”. – Nga interneti, autor anonim.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.