”Oppenheimer” rilindi dëshirën për DVD-të - Business Magazine Albania

”Oppenheimer” rilindi dëshirën për DVD-të

Në një epokë ku shumë filma dhe albume ruhen në kompjuter, “ankthi i transmetimit” po i bën njerëzit të blejnë më shumë DVD dhe disqe, pasi gjeneratat e reja digjitale kanë frikë se mos fshihen historitë e tyre të jetës, sipas BBC.

Christopher Nolan ka arritur disa suksese të mëdha në karrierën e tij kinematografike, por nëntorin e kaluar ai zbuloi diçka mbresëlënëse edhe në ekranin e vogël.

Thellë në epokën e transmetimit, ku mediet fizike ndonjëherë mund të ndihen si një kujtim i largët, publikimi i videos në “Blu-ray” i filmit ”Oppenheimer” të Nolan, një nga historitë më të mëdha të suksesit të vitit 2023, ndezi një furi blerjesh.

Versioni 4K Ultra HD i ”Oppenheimer” u shit javën e parë nga kompanitë kryesore, duke përfshirë “Amazon”.

Universal” lëshoi një deklaratë duke thënë se ata po punonin për të rimbushur stokun sa më shpejt të jetë e mundur.

Disa kopje të botimit të kufizuar po kapnin më shumë se 200 dollarë në “eBay”.

Kjo ishte një shenjë që, të paktën disa njerëz e kanë atë ndjenjën e mbajtjes së një kopjeje të diçkaje që e duan në dorë ose ta shohin në raftin e tyre.

Nëse është dikush që mund të frymëzojë entuziazëm për një publikim në çdo format, ai është Nolan, dhe publikimi i DVD dhe “Blu-ray” përfshin tre orë filmime bonus.

Para publikimit të tij, vetë Nolan nxiti fansat të përqafonin një version që mund ta blinin dhe ta posedonin në shtëpi dhe ta vendosnin në raft, në mënyrë që asnjë shërbim i keq transmetimi të mos ua vidhte atë.

 

“Këto ditë ekziston një rrezik që nëse filmat ekzistojnë vetëm në versionin e transmetimit, ato do të hiqen”, tha Nolan për “The Washington Post”.

“Ata vijnë dhe shkojnë, ashtu si versionet e transmetuara të filmave, kështu që filmat e mi do të luhen në HBO ose çfarëdo tjetër”, tha ai.

“Por, versioni i videos në shtëpi mund të jetë gjithmonë aty, kështu që njerëzit mund ta përdorin atë gjithmonë”, tha Nelon.

”Transmetuesit po na mohojnë çdo akses në disa filma”, tha regjisori James Cameron për “The Variety”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0