Ftesë për pjesëmarrje në takimin informues online për projektin “Diaspora në Mbështetjen e Grave Sipërmarrëse Shqiptare”.
Mbështetja për barazinë gjinore, promovimi i fuqizimit ekonomik të grave dhe vajzave dhe drejtimi i tyre në fushën e startup-eve janë ndër synimet kryesore të GERMIN.
Për të çuar më tej këto objektiva, GERMIN po pret një takim informues si pjesë e projektit “Diaspora në Mbështetje të Grave Sipërmarrëse në Shqipëri” më 16 nëntor nëpërmjet Zoom në orën 18:00.
Ky projekt zbatohet me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit të Demokracisë të Ambasadës Amerikane në Tiranë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto