Aktiviteti i rradhës i Digi Diaspora do të zhvillohet në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Sipërmarrjes (GEW Albania).
Java Ndërkombëtare e Sipërmarrjes (GEW Albania) ka në fokus rritjen e ndërveprimit midis të gjithë aktorëve, rrjetëzimin, diversifikimin e financimeve alternative, fuqizimin e ekosistemit mbështetës, por mbi të gjitha transformimin e kulturës së të bërit biznes me qasje ndaj risive globale dhe krijimit të vlerës së shtuar për ekonominë.
Në vijim të një sërë aktivitetesh të rëndësishme, aktiviteti i “The Digi Returnees, game-changers and the impact to the digi development” do të organizohet në datën 16 Nëntor, ora 16:30, në ambientet e Piramidës.
Ky aktivitet do të sjellë bashkë përfaqësues të Diasporës Digjitale, ekspertë e kompani të TIK, si dhe sipërmarrës dhe biznese të interesuar për rrjetëzim profesional.
Disa nga tematikat që do të zhvillohen gjatë këtij aktiviteti janë:
- Të kthyerit e Digi Diaspora, game-changers
- Sfidat dhe mesazhi për pjesën tjetër të Digi Diasporës
- Ndikimi në zhvillimin dixhital, etj.
Nën kujdesin e posaçëm të Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, ky event organizohet nga Digi Diaspora, me mbështetjen e partnerëve AITA, AlbaniaTech, duapune.com dhe Business Magazine.
Digi Diaspora është një nismë e disa partnerëve, përfaqësues të komunitetit të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, të inovacionit dhe start-up e përqëndruar kryesisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni Veriore, dhe kudo ku ka shqiptarë të specializuar në fushën digjitale. Kjo nismë mundëson krijimin e një urë lidhëse midis Diasporës Digjitale dhe komunitetit digjital me qëllim që:
- Të ndajnë dijen dhe eksperiencën.
- Të mundësojnë njohjen personal dhe rrjetëzimin profesional
- Të kërkojnë mundësitë për bashkëpunime në biznes, si dhe në projekte të përbashkëta.
- Të mbështesë rritjen e kapaciteteve profesionale dhe njerëzore.
Ky aktivitet i Digi Diaspora është një nga seria e disa takimeve të organizuara më parë, rreth të cilave mund të lexoni më shumë në https://digi-diaspora.org/.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.