Inxhinieria dhe aventurat e Henri Haka: Nga Tirana në Itali për të ndërtuar karrierën e tij - Business Magazine Albania

Inxhinieria dhe aventurat e Henri Haka: Nga Tirana në Itali për të ndërtuar karrierën e tij

Inxhinieria dhe aventurat e Henri Haka: Nga Tirana në Itali për të ndërtuar karrierën e tij

Henri Haka, ka kaluar një rrugëtim nga Tirana në Itali duke ndjekur pasionin e tij për inxhinieri dhe teknologji. Historia e tij është një shembull frymëzues i përkushtimit ndaj ëndrrave dhe aftësisë për të arritur sukses në një fushë të re dhe sfiduese.

Pasi ka përfunduar shkollën e mesme me nota shumë të mira, Henri ka vazhduar me ëndrrën e tij për të ndjekur rrugën e inxhinierisë. Ai ka nisur studimet në  Universitetin Politeknik në Tiranë dhe ka përfunduar me sukses bachelor-in në elektronikë. Megjithatë, pas përfundimit të universitetit, ndjeu nevojën për një pushim.

Duke pasur një kuriozitet të madh për ndërtimin e video lojërave, ai njihet me botën e programimit dhe gjen pasionin e tij të ri. Me anë të shoqërisë  së tij dhe kontakte në fushën e teknologjisë, Henri zbuloi një kompani që ofronte mundësi për të punuar në fushën që Henri kishte pasion.

Kjo ishte një mundësi që Henri nuk mund të anashkalonte. Përkushtimi dhe talenti i tij për programim u vlerësuan në kompaninë e re, dhe ai u bë një pjesë e ekipit të tyre. Për shkak të ndërkombëtarizmit të familjes së tij dhe lidhjeve me Italinë, tranzicioni në jetën e re në Itali nuk ishte i vështirë për Henrin. Ai është i kënaqur me rrugën që ka ndjekur dhe është i lumtur për suksesin që ka arritur në karrierën e tij të re.

Lexo edhe:Gentjan Zotaj në Startup Grind

Për Henrin, sfida është gjithmonë një burim motivimi. Ai ka një dëshirë të pasur për të arritur suksesin dhe nuk ka frikë të sfidojë veten. Në Universitetin Politeknik të Milanos, ku notat konvertohen në një bazë 110/110, Henri ka marrë vlerësimin “lode” për performancën e tij të shkëlqyeshme në studime, duke dalë mbi notën më të lartë që mund të merret. Megjithëse është i kënaqur me suksesin e tij, ai gjithashtu ka një “frikë nga pendesa” që e shton dëshirën për të arritur më shumë në të ardhmen.

Nga një familje me prindër intelektualë, Henri ka patur një sfond të pasur në shkencë dhe arsim. Mami i tij është pedagoge në Universitetin Bujqësor për më shumë se 40 vjet, ndërsa babai është inxhinier. Ky sfond i pasur në dije dhe njohuri i ka lejuar Henrit të zhvillojë një kuriozitet të madh për shkencën dhe teknologjinë që ka qenë një pjesë e jetës së tij që nga fëmijëria.

Në shkollë, Henri ka treguar potencialin e tij të lartë në inxhinieri dhe teknologji. Ai ka ndjekur pasionin e tij për inxhinieri dhe është frymëzuar nga babai i tij, i cili ishte një inxhinier. Edhe pse mund të dukej si “magji” për shumë njerëz, Henri ka shfaqur një dëshirë të vërtetë për të mësuar se si funksionon inxhinieria dhe si të ndërtohet diçka nga zero.

Një aspekt i rëndësishëm i personalitetit të Henrit është dëshira e tij e pakursyer për dije. Ai nuk është mësuar të ndjekë një udhë të caktuar për shkollë apo karrierë; në vend të kësaj, ai ka pasur lirinë e të eksploruar dhe ndjekur pasionet e tij. Kjo liri e ka lejuar të merret me sporte, përfshirë palestrën dhe arte marciale, që i kanë shpërblyer jo vetëm me një trup të shëndetshëm, por edhe me një aftësi për të kaluar sfida.

Për Henrin, puna është një mënyrë për të eksploruar botën dhe për të mësuar gjëra të reja. Ai beson se shkolla është e nevojshme, por aftësitë dhe përkushtimi janë ato që të ndihmojnë të bëhesh një profesionist të vërtetë.

“Një këshillë që do jepja, që ja jap edhe çdo personi të ri që vjen tek zyra, është që ka një sasi orësh që një person kalon për një punë të caktuar, pa i vënë  një numër, sepse ato janë relative, por ti mund të punosh 1 orë në ditë dhe të bëhesh profesionist pas 10 viteve, ose t’i futesh punës që në fillim dhe të bëhesh profesionisht i asaj që merr përsipër shumë shpejt (sigurisht që kjo duhet bërë) dhe nuk ka rrugë të dytë për këtë,”- është këshilla që jep Henri.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0