Një grua nëntëdhjetëedyvjeçare indiane u ul në shkollë për herë të parë gjashtë muaj më parë dhe më në fund mësoi të lexonte dhe të shkruante, duke u bërë shembull për gratë e tjera nga fshati i saj.
Salima Khan, e lindur rreth vitit 1931 dhe e martuar në moshën 14-vjeçare, ka ëndërruar prej kohësh të mësojë të përdorë numrat dhe shkronjat. Kur ishte fëmijë, në fshatin e saj nuk kishte shkollë.
Gjashtë muaj më parë, e shoqëruar nga gruaja e nipit të saj, ajo u nis për në shkollë në Bulandshahr, Uttar Pradesh dhe më në fund filloi shkollimin pranë fëmijëve tetë dekada më të vegjël se ajo.
Historia e Salima Khan mori vëmendjen pasi një video e saj duke numëruar deri në 100 u postua në rrjetet sociale.
Nipërit e mi më mashtruan për t’u dhënë më shumë para sepse nuk dija të numëroja faturat, – tha ajo për Times of India. “Ato ditë janë pas nesh”.
Shkalla e shkrim-leximit në Indi është rreth 73 për qind, sipas regjistrimit të vitit 2011.
Drejtoresha e shkollës, Pratibha Sharma, tha se mësuesit fillimisht ishin në mëdyshje rreth mësimit të Salima Khan, por ajo i bindi shpejt me pasionin e saj për të mësuar.
“Nuk kishim zemër ta largonim”, tha Sharma për Times of India.
Pas rastit të një gruaje indiane 92-vjeçare, 25 gra nga fshati i saj vendosën të mësojnë të lexojnë dhe të shkruajnë. trtbalkan
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.