AGROTECH EXPO 2023 - Business Magazine Albania

AGROTECH EXPO 2023

AGROTECH EXPO 2023
18-10-2023 Join

Tashmë i njohur ndërkombtarisht, si eventi më i rëndësishëm në Shqipëri për sektorin, Edicioni i 4-rt i Panairit Ndërkombëtar të Bujqësisë, Blegtorisë dhe Kopshtarisë AGROTECH EXPO, i organizuar nga Expocity Albania, do të zhvillohet në datat 18-20 Tetor, 2023.

Ky panair i ofrohet sektorëve dhe tregut si platforma më e rëndësishme e bashkëpunimeve të biznesit si edhe e promovimit e prezantimit tek të gjitha hallkat duke nisur nga konsumatori final, fermeri e deri tek furnitori e më pas prodhuesi. Kjo duke sjellë sëbashku aktorët më të rëndësishëm kombëtarë, rajonalë e ndërkombëtarë, në sektorët e makinerive bujqësore, kimikateve, plehrave kimike, agropërpunimit, konservimit, magazinimit, ambalazhimit, paketimit të produkteve bujqësore dhe transportit, ushqimit organik dhe agroturizmit. Në sajë të vëmendjes ndërkombëtare, AGROTECH Expo 2023, përmes eventeve të targetuara, forumeve dhe workshop-eve informuese dhe edukative, do t’u ofrojë sipërmarrësve lokalë dhe rajonalë, dije dhe ekspertizë mbi depërtimin dhe rritjen në tregje të reja, shkëmbim njohurish speci­ke mbi sektorin, rrjetëzim, si dhe informim mbi mundësitë e rritjes së biznesit. Në Edicionin e 3-të, AGROTECH Expo ka shënuar një rritje prej 60% të numrit të ekspozuesve në total, me pjesëmarrje të bizneseve nga Shqipëria, Kosova, Serbia, Greqia, Italia, Turqia, Gjermania e më tej.

Rezervoni hapësirën dhe regjistroni datën!

Kontakt: +355 67 770 00 77; +355 67 606 62 22

Për më shumë informacione, klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0