Spontan Creative Media, renditet në liderat kompanive të marketingut dhe IT - Business Magazine Albania

Spontan Creative Media, renditet në liderat kompanive të marketingut dhe IT

Spontan Creative Media është një agjenci dixhitale dhe kreative e vlerësuar me çmime që ndihmon bizneset e mesme dhe të mëdha të jenë përpara konkurrencës dhe të qëndrojnë përpara. Motoja e tyre është: vështirësia zgjat një ditë, e pamundura merr një javë… Kjo mjafton për të thënë se stafi i tyre i profesionistëve përdor kreativitetin dhe teknologjinë për të zgjidhur detyra të ndryshme, sfida dhe për t’u marrë me çdo problem që mund të paraqesin klientët. Spontan Creative Media u shërben kompanive private, organizatave dhe individëve ambiciozë në Shqipëri, SHBA, Kanada, Gjermani, Britani të Madhe, Itali, Algjeri, Bruksel dhe më gjerë.

Lexo edhe: Kompanitë ajrore nuk duhet të vendosin një tarifë shtesë për bagazhet e dorës.

Në një bisedë me Dario Rexhollari, CEO-n e Sponan Creative Media, që ishin të pranishëm në panairin Future2tech, ai u shpreh:  “Kompania mëmë quhet Spontan Creative Media, kemi mbi 5-6 vite që jemi krijuar duke e vendosur veten në liderat kompanive të marketingut dhe IT dhe konkretisht kemi disa produkte.

Ne e quajmë agjenci multidimensionale, sepse jemi kudo nga aspekti teknologjik i kreativitetit  dhe marketingut.

Kemi zhvilluar dy produkte; Një lojë në VR dhe ROI, që është një platformë SaaS, që i vjen në ndihmë restoranteve për t’i ulur komisionet nga platforma të treta, duke i eleminuar ato fare dhe duke i rritur shitjet.

Kur flasim për lojën, ajo nuk e ka në fokus Shqipërinë, është lojë ndërkombëtare dhe së fundmi kemi bërë një marrëveshje me PlayStation dhe do të dali në të gjitha platformat e VR, gjithashtu së fundmi kemi bërë partneritet me kompaninë owner të TikTok, ByteDance. Aktualisht, jemi duke e pështatur lojën për tregun kinez. Sfidat janë të shumta, sepse është hera e parë që i drejtohemi një audience aq të gjerë dhe jemi kuriozë si do reagojnë ata në lidhje me ne.

Nuk e kemi drejtuar asnjëherë kompaninë drejt panaireve apo gjërave klishe, sepse më janë dukur shumë demode dhe se nuk do të ishin të suksesshme, por absolutisht që ja ka vlejtur investimi. Ka qenë një super organizim dhe jo vetëm që i kemi nxjerrë ato që kemi investuar, por edhe i kemi 2-3 fishuar, duke u bërë edhe një ndër stendat më cool të këtij panairi.”

Intervistën e plotë mund ta gjeni edhe në YouTube:

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0